Historike! Vllaznia e Shkodrës-Malisheva(Kosovë) Kuqeblutë do të përballen për turin e parë të UEFA Conference League me skuadrën që drejton ish trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pak minuta më parë në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për turin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

Nga 6 skuadrat e grupit që pritej të dilte kundërshtari i Vllaznisë: Europa FC e Gjilbraltarit, FC Una Strassen e Luksemburgut, Penybont FC të Uellsit, Nomme Kalju FC të Estonisë, NSI Runavik të Faroe dhe Malisheva e Kosovës, goglat fiksuan çiftin, Vllaznia-Malisheva.

Ky është një moment historik, pasi, kjo do të jetë hera e parë që Vllaznia dhe Malisheva përballen mes tyre në arenën ndërkombëtare por edhe e para zyrtare në mes skuadrave nga Shqipëria dhe Kosova në një kompeticion të tillë.

Kësisoj, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edi Martini do të përballen me Malisheven e Kosovës, e cila këtë sezon drejtohet nga ish trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç, i cili më herët kaloi një përvojë pozitive në krye të Drenicës të Superligës së Kosovës.

Natyrshëm, që krahas duelit, Vllaznia-Malisheva, do të tjetë edhe një sfidë mes kryepankinave përkatëse, Martini-Brdariç.

Kalendarit i përcaktuar nga UEFA-s, fikson që ndeshja e pare mes këtyre dy skuadrave do të luhet  më 9 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 16 korrik në Malishevë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img