Holandë-Ekuador 1-1(Shënues: Gapko 6′ / Valencia 49′)
Ndonëse të dyja skuadrat, Holanda dhe Ekuadori, pjesë e grupit A, vinin në ndeshjen e dytë të grupit të tyre me fitore të ndeshjeve të para, tulipanët konsideroheshin favorit për fitoren e këtij dueli.
Kjo bindje shtohet edhe më shumë kur ato kalojnë në avantazh, 1-0, falë atij goli të shënuar që në minutën e gjashtë nga Gapko. Rezultat ky që mbyll pjesën e parë në favor të portokallinjëve, por me një gol të anoluar për Ekuadorin me autor Estupinanin në të 41-tën minutë, por që u quiajt i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.
E dyta, nis për Ekuadorin, aty ku e la në fundin e së parës, me sulme dhe presion duke gjetur shumë shpejt golin e barazimit me protagonistin e përhershëm, Valencia, i cili në të 49-tën barazpeshon shifrat në 1-1.
Minutat në vazhdim, janë të dyluftuara nga të dyja skuadrat, ku duhet thënë se krahas hollandezëve, golin e fitores e kërkuan edhe futbollistët e Ekuadorit. Por, gjithësesi, rezultati nuk ndryshon më duke fikuar në përfundim shifrat e barabarta, 0-0, Barazim që i vlen të dyja skuadrave duke siguruar vendin e parë dhe të dytë në grupin A.