Saturday, May 18, 2024

Humbja në shtëpi me Egnatian, jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit, trajneri Vukiçeviç

Lexo

Laçi është pa trajner. Pasditen e sotme, menjëherë pas ndeshejs, Laçi-Egnatia, e vlefshme për javën e pestë të Abissnet Superiore, ku ku kurbinasit u mundën në shtëpi nga Egnatia me rezultatin 0 me 1, trajneri Dejan Vukiçeviç ka deklaruar dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“E vërteta është që nuk e kuptoj sepse kemi luajtur mirë në pjesën e parë. Kishim 3-4 raste të qarta, për fat të keq nuk shënuam dhe në pjesën e dytë s’ishim aty. Nuk besoj që e meritojmë këtë humbje, por në futboll ndodh diçka e tillë”, deklaroi Vukiçeviç, gjatë prononcimit të dhënë për Supersport në përfundim të ndeshjes në fjalë.

“Është e vështirë, është shumë e komplikuar. Ia bëra të qartë lojtarëve që kjo s’është situata që donim. Kemi bërë lojëra të mira në ndeshje, kemi bërë gabime individuale. Fakt është që ne kemi vetëm 2 pikë. E qartë që nëse një klub ndodhet në këtë situatë, është e qartë që trajneri duhet ta lërë klubin dhe të dalë nga kjo situatë. Dua të falënderoj të gjithë grupin, kemi bërë gjithçka. Kam pasur marrëdhënie të mira, por kur nuk ke rezultate të mira, fati i trajnerit dihet. Falënderoj presidentin për mundësinë e dhënë, pres shumë shpejt të ringrihen dhe të rikthehen në rrugën e tyre”, tha Vukiçeviç, i cili që prej këtij moment nuk është më trajner i laçjanëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img