Saturday, May 4, 2024

Shenja jete për krutanët, mundin korçarët në shtëpi 2-0. Surprizon Laçi, humb në shtëpi me Egnatian 0-1

Lexo

Kategoria Abissnet Superiore e futbollit shqiptar luajti pasditen e sotme, dy nga pesë ndeshjet e javës së pestë. Kastrioti ka treguar një dominim të frikshëm përballë Skënderbeut, pavarësisht se vinte në këtë sfidë si një skuadër pa rezultate në këto javë të para. Vetëm forma e mirë e portierit Rexhepi nuk lejoi që rezultati të ishte më i thellë.

Pas një pjese të parë pa gola, të besuarit e trajnerit Ndreu kaluan në avantazh në minutën e 65-të me golin e Bashës. Dyfishimi mbërriti në minutën e 84-ët me anë të Ramit, për të sigluar rezultatin përfundimtarë 2-0.

Egnatia i falet njeriut të momentit, Pedro Augusto, i cili ashtu si në ndeshjen e javës së kaluar me Kastriotin, bën “heroin” edhe në sfidën e sotme me kurbinasit. Një aksion i bukur në minutën e 75-të ka sjellë dhe golin e vetëm të kësaj sfide me firmën e brazilianit.

Vetëm 10 minuta pas shënimit të golit, Pedro Augusto u largua nga fusha i dëmtuar. Ndërkohë, Egnatia merr fitoren e dytë radhazi falë tij, duke u ngjitur në kuotën e tetë pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img