Wednesday, April 24, 2024

Intervista-Ish kapiteni i kuqebluve, Elvin Beqiri, analizon ndeshjen, Vllaznia-Apolonia(1-0)

Lexo

I pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia-Apolonia, takim ky që u mbyll me rezultatin 1 me 0 në favor të skuadrës kuqeblu, ishte edhe ish kapiteni i Vllaznisë, Elvin Beqiri. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, Beqiri analizon ballafaqimin në fjalë, vazhdimësinë e kampionatit, si dhe mundësinë e shpalljes së Vllaznisë kampion.

Beqiri, kuqeblutë fitojnë 1-0 me gol të Shehit, cili është komenti për këtë ndeshje?

Ishte një ndeshje e hapur, pamvarësisht se Vllaznia fitoi. Por, deri në momentin e fundit ishte një ndeshje me tension, sepse mund t’u barazonte rezultati. Por sigurisht edhe Vllaznia mund të dyfishonte rezultatin në disa momente, por ajo çfarë është më kryesorja ishte fitimi i tre pikëvë që Vllaznisë i duhen me doemos në momentin që ndodhen.

Çfarë nuk shkoi mirë sipas jush që Vllaznia nuk ishte në atë nivel që pritej?

Tani fillon tensioni dhe presioni i vendit të parë. Ekipi u duk që kishte njëfarë tensioni, sigurisht loja nuk është ajo që jemi mësuar duke parë tek ekipi i Vllaznisë në ndeshjet e mëparshme. Sigurisht ka rënie në lojën e saj, por siç e thashë tani duhet të llogarisin dhe pikët, ndoshta duhet të luajnë për pikë më shumë se sa për lojë, gjë e cila rezultoi. Por gjithsesi ekipi duhet të përmirësohet fizikisht sepse ka rënië fizike siç e ka treguar dhe në këto ndeshjet e fundit. Shpresoj që ndeshjet në vazhdim të jenë më të mira për ekipin e Vllaznisë.

Pikërisht për vazhdimësinë, javën e ardhshme do të luhet në transfertë me ekipin korçar Skënderbeu.

Është një ndeshje e cila mendoj që është shumë e vështirë për ekipin e Vllaznisë sepse Skënderbeut i duhen me doemos pikët për të mos rrezikuar nga rënia nga Superliga, por gjithsesi mendoj që Vllaznia është e favorizuar duke ditur që tani në organikë ka një grup lojtarësh më të kompletuar dhe shpresoj që lojtarët të jenë mirë nga ana fizike që ta përballojnë deri në minutën e fundit këtë ndeshje.

Dhe diçka për rivalët e Vllaznisë. Kanë fituar Partizani dhe Laçi, mendoni që lufta vazhdon të jetë akoma e hapur për trofeun?

Patjetër që po. 6 pikë diferencë nuk janë shumë mendoj, por gjithsesi Vllaznia është në një pozicion komod, por ekipet e tjera rivale janë në një moment të mirë me fitoret që kanë marrë. Prandaj them se Vllaznia duhet të jetë e kujdesshme, duhet të jetë gjithmonë e sigurtë në lojën e saj për të pasur një vazhdimësi më të mirë dhe për të marrur 3 pikët për çdo ndeshje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img