Saturday, April 20, 2024

Taekwondo- Tetë muajshe shtatzënë, nigeriania Aminat Idrees, fiton medaljen e artë në Festivalin Kombëtar të Sporteve

Lexo

Fitoret në sport janë të bukura dhe emocionuese, aq më tepër për ato disiplina që garojnë në duele individuale. Por, rasti në fjalë i kalon kufijtë e një normaleje. Bëhet fjalë për një spostiste nigeriane, e cila edhe pse ka qënë në muajin e tetë të shtatzanisë ka kërkuar të jetë në garë. Madje, në një sport si Taekwondo që kërkon sakrificë dhe luftë të fortë sportive në tapet.

Megjithatë, kjo për 26-vjeçarjen Aminat Idrees, nuk është bërë pengesë. Pasi ka kontaktuar me stafin mjekësor të skuadrës së saj duke marrë edhe lejen përkatëse, Aminat Idrees, ka konkuruar në Festivalin Kombëtar të Sporteve. Dhe, përfundimi ka qënë fitimi i çmimit tëe parë në kategorinë Mixed Poomsae në Taekwondo.

“Ndjeva se nuk kishte shumë rrezik për foshnjen, kështu që vendosa ta provoj. Mjeku im, si dhe organizatorët e lojërave më çertifikuan si të aftë për të marrë pjesë në sportin pa kontakt”, u shpreh Idrees për gazetarët pas përfundimit të ndeshjes duke qënë e lumtur për suksesin e arritur.

Por, kjo është njëra anë e medaljes, sepse në opinionin public, pjesëmarrja e 26 vjeçare shtatzënë në muajin e tetë është konsideruar si një aventurë aspak normale dhe veprim egoist të  saj në lidhje me shëndetin e saj dhe të fëmijës që ka në bark. Por, sa i kërkon këtij lajmi është vetë kryetari i Festivalit Kombëtar të Sporteve, Philip Shaibu, I cili ka sqaruar zyrtarisht se sportistja në fjalë është lejuar të konkuronte në garë pas ekzaminimit mjekësor të specialistëve përkatësë, të cilët i kanë dhënë OK për një gjë të tillë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img