Tuesday, May 21, 2024

(Intervista) Mirsad Jonuz: Vllaznia ka oshilacione, por është në garë për titull. Ish tekniku kuqeblu mund të kthehet në Shqipëri për trajnim

Lexo

Ish trajneri i Vllaznisë, maqedonasi Mirsad Jonuz ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Panorama Sport, Admir Uruçi, ku ka folur mbi ecurinë e ekipit shkodran deri në këtë pjesë të sezonit. Ai tregon për ndryshimin që duhet bërë në mënyrë që Vllaznia të arrijë stabilitet në lojë dhe rezultate. Ai ka folur edhe për skuadrat e tjera, por edhe për mundësinë për t’iu bashkangjitur një skuadre të Superiores.

Profesor, e keni ndjekur Vllazninë dhe kampionatin shqiptar?
Normalisht, i ndjek klubet shqiptare dhe ish-klubin tim, Vllaznia. Kampionati është në një nivel më të ulet se vitin e kaluar. Ekipet kanë luhatje të mëdha.

Si ju duket paraqitja e deritanishme e Vllaznisë?
Nuk jam i kënaqur me ecurinë e deritanishme. Skuadra ka lënë shumë pikë. Më vjen keq se Vllaznia ka një skuadër të mirë, që nuk ka ndryshuar shumë nga ajo e vitit të kaluar. Ka një trajner të mirë.

Pse kaq shumë oshilacione nga takimi në takim?
Oshilacionet në ndeshje janë një problem për këtë skuadër. Kjo ndoshta është ajo që më habit më shumë. Ekipi nuk ka stabilitet.

E keni ndjekur edhe takimin me Egnatian, si e vlerësoni paraqitjen e ekipit?
Ajo që shikova në ndeshjen e fundit ishte mungesa e besimit dhe e përqendrimit. Më vjen keq për një mungesë përqendrimi dhe besimi në këtë përballje.

Ku çalon më shumë sipas jush?
Luhatjet e mëdha në skuadër janë arsyeja e mungesës së vazhdimësisë. Po mungon vazhdimësia në lojëra dhe në rezultate.

Çfarë duhet të rregullojë në mënyrën më të shpejtë të mundshme?
Duhet që të krijojë një stabilitet, që fitohet me fitore si brenda dhe jashtë. Nëse nuk ka një stabilitet dhe vazhdimësi në praktikën tonë si trajner, më e keqja është një ndryshim i shpejtë i trajnerit.

Duke ia ditur cilësitë disa prej lojtarëve, e shikoni këtë skuadër më lart në renditje?
Duhet punë afatgjatë. Duhet të ketë besim të dyanshëm. Kështu fiton edhe vendet më lart Vllaznia në tabelën e klasifikimit.

E shikoni Vllazninë si pretendente për titullin kampion?
Tani Vllaznia ka pronarin (Alban Xhaferi) e vet, që ka bërë investimet për të marrë më të mirën. Unë mendoj se Vllaznia ka cilësinë për të qenë kampion.

Si i shikoni ekipet e tjera?
Tirana dhe Partizani janë më lart në tabelë pavarësisht se s’kanë bërë gjithçka mirë. Erzeni dhe Egnatia janë një befasi. Nisur edhe nga takimi i fundit nga ajo paraqitje e Egnatias, gjej rastin të përgëzoj Shtubinën për një punë të mirë që ka bërë si drejtor sportiv. Kukësi është zhgënjimi më i madh, por është një kampionat i gjatë, prandaj çdo gjë është e mundur në të ardhmen.

Si e prisni Vllazninë në javën e ardhshme ndaj Kastriotit?
Java tjetër do të sjellë shumë surpriza, sepse do të luhen disa ndeshje të rëndësishme. Ndeshja e radhës jashtë në fushën e Kastriotit është shumë e rëndësishme për një kthesë. Vllaznia duhet të kërkojë kthesën, pavarësisht se skuadrat kanë treguar shumë pak diferenca.

Ku ndodhet tani Mirsad Jonuz? Me çfarë po merreni?
Kam qenë për kampionatin botëror në Katar për 10 ditë. Kam parë tri ndeshje. Ndërsa si trajner, tani jam i lirë dhe mendoj se duhet të marr një ekip dhe të provoj sfida të reja. Ndoshta do të kthehem edhe në ndonjë klub në Shqipëri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img