Sunday, April 28, 2024

(Video) Superliga U-21 / Vllaznia, mund Teutën 3-1. Shënojnë Muliu, Smajli dhe Pishinxa

Lexo

Vllaznia U21-Teuta U21 3:1

(Shënues: Mersian Muliu 13’, Geralb Smajli 21’, Giuliano Pishinxa 41’/  Boçi 82’

Pas disa ndeshjeve jo të mira, Vllaznia U-21 e drejtuar nga trajnerët Deano Sibson dhe Ergi Borshi është rikthyer tek fitorja. Këtë e ka bërë mesditën e sotme, teksa ka mundur Teutën e Durrësit me rezultatin 3 me 1, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës për llogari të javës së 20-të. Fitore kjo që e ngjit Vllazninë në kuotën e 33 pikëve duke vijuar të mbajë vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.

Kuqeblutë e kanë zgjidhur takimin që në pjesën e parë duke tundur tre herë rrjetën e portjerit, Salobehaj. Mersian Muliu, në minutën e 13-të, është ai që ka hapur serinë e golave për Vllazninë. Në të 21-tën, gjyqtari akordon penallti për kuqeblutë, të cilën e ka shndërruar në gol Geralb Smajli.

Edhe pse me avantazhin e pastër 2-0, Vllaznia vazhdon të sulmojë sërishmi në portën mike duke nxjerrë në dritë golin e tretë. Gol ky që realizohet në minutën e 41-të dhe që mban firmën e Giuliano Pishinxa, një futbollist ky me origjinë shkodrane që jeton prej vitesh në Itali dhe ka preferuar Vllazninë për të vazhduar karrierën sportive.

Avantazhi 3 me 0 në favor të Vllaznisë krijoi përshtypjen se në 45 minutat e dyta, kuqeblutë do të shënonin edhe gola të tjerë. Por, nuk ndodhi kështu, sepse Teuta e drejtuar nga një emër i njohur i futbollit durrsak, Gentian Begeja, e përmirësoi lojën e saj.

Në vazhdën e minutave pozitive të pjesës së dytë, durrsakët arrijnë të shënojnë në minutën  e 82-të me anë të Boçit. Madje, pas këtij goli, oreksi i tyre është shtuar edhe më shumë për të gjetur edhe ndonjë gol tjetër. Por nuk ka më kohë, sepse vjen vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit të takimit duke fiksuar fitoren e Vllaznisë me rezultatin 3-1.

(Video: Superliga U21, Vllaznia-Teuta 3-1(Java 20-të-Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img