Saturday, October 12, 2024

(Intervista) Trajneri shkodran Saumel Nikaj, flet për përvojën e re tek Pogradeci

Lexo

Profesor Nikaj, keni drejtuar ekipe në të gjitha kategoritë në vendin tonë dhe tani jeni pjesë e Pogradecit. Si ju duket kjo eksperiencë?

E vertetë, kam drejtuar Superligë, Kategori të Parëe dhe tani Kategori të dytë, pa harruar tek Akademia Vllaznia, që nga U-13, U-15, U-17 dhe U-19. I bie që kam provuar gjithçka si tranjer.Unë jam i dashuruar me futbollin dhe ku kam qënë kam punuar me të njëjtin përkushtim dhe passion të njëjtë, dhe në Pogradec jam shumë i motivuar që të bëj mirë dhe të arrijmë objektivat.

A ka ndonje model tranjeri shqiptar ose i huaj që ju frymezon?

Të them të drejten, jam munduar të jem vetvetja, ama jam munduar të marr gjërat pozitive të çdo tranjeri që kam punuar më heret, por  për sa i përket mënyrës së lojës jam tek Bajerni i Jup Hejnkesit, atë vit që fitoj tripleten.

Është më e lehte për një tranjer të drejtoj në Superlige apo në Kategoritë e ulëta, apo ndoshta motivi i një tranjeri është të bëj punën e vet kudo që drejton?

Puna e një tranjeri nuk është kurrë e lehte, pavarsisht moshave apo kategorive ku drejton. Unë gjatë gjithë karrieres kam patur fatin e mirë apo të keq të marr përsipër misione në thonjëza të pamundura, gjithmonë kam marr skuadra që vinin mbas sezoneve të dështuara.

Cilat janë objektivat tuaja si tranjer dhe sa larg mund të shkoj Pogradeci këtë sezon?

Objektivat personal janë që çdo vit të jem në training pa dallim se çfar kategorie. Unë  jam i dashuruar me futbollin, jo me karrieren dhe emrin tim si Samuel, dhe për sa i përket ekipit, ambiciet dihen, kalimi në kategorinë e parë, pasi mundësit i kemi.

Faleminderit, profesor Nikaj, suksese!

Faleminderit juve.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img