Monday, April 29, 2024

Jonuzi e mbyll me Vllazninë, Tirana i bën ofertë!

Lexo

Edhe pse te Vllaznia pretendojnë që Fjoart Jonuzi të vijojë bashkëpunimin edhe për këtë sezon me kuqeblutë, mesfushori nga Kukësi duket se ka tjetër plan. Nga sa bëhet e ditur, ditët që ka munguar në seancat e Vllaznisë, Jonuzi dhe menaxheri i tij I ks shfrytëzuar për të shqyrtuar ofertat e ardhura në drejtim të tij.

Njëra prej tyre, dhe që pretendohet se është më seriozja vjen nga kampi bardheblu, ku Tirana dëshiron ta bajë pjesë të sajen për sezonin e ri futbollistik.

Pasditen e djeshme, Tirana zyrtarizoi mbrojtësin Mici, dhe duket se të njëjtën gjë pritet ta bëjë sot edhe me Jonuzin duke ia vënë në dispozicion trajnerit Shehi në përgatitjet që Tirana po bën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Bardheblutë janë pjesë e Europa Konferencë Ligë dhe në pritje të ndeshjeve të para, skuadra trajneri Shehi kërkon ta ketë kontigjentin e plotësuar me lojtarët e duhur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img