Thursday, February 22, 2024

“Katar 2022”-Mbappe, kërkon Botërorin e dytë dhe Topin e Artë

Lexo

Rruga për Topin e Artë kalon edhe nga Polonia. Kylian Mbappé ka fituar tashmë një Kupë Bote, por të qenit sërish protagonist me Francën e tij, sigurisht që mund ta lehtësojë detyrën e tij kur në fund të sezonit do t’i jepet çmimi individual që çdo lojtar ëndërron. Kundër Tunizisë, ylli i PSG-së pushoi pjesërisht, duke hyrë vetëm në pjesën e dytë për të kërkuar barazimin, i cili më pas nuk arriti. Mbappe prej disa kohësh ka një shqetësim të vogël në kyçin e këmbës së majtë, gjë që megjithatë nuk e ka penguar atë të shënojë 3 gola që nga fillimi i evenimentit.

Kylian do të kthehet në të majtë të treshes franceze me Giroud dhe Dembélé. Mungesa e Benzema për shkak të dëmtimit e ka rënduar më shumë me përgjegjësi. Shpresat për një ndeshje, katër vjet pas triumfit në Moskë, kalojnë pashmangshmërisht nga lojtari më i paguar në botë. Nëse ecën mirë, siç duket, është i pathyeshëm në situatat ballë për ballë, aq sa për lojtarin e Juventusit, Milik, mbrojtësve polakë “do t’i duhej një motoçikletë” për ta ndalur.

Deschamps e përkëdhelë dhe përpiqet ta mbrojë nga çdo presion apo krahasim i pamundur. Mbappe dhe Leëandoëski, ylli polak, kanë të përbashkët vetëm dashurinë për golin dhe një predispozitë të caktuar. “Janë dy lojtarë të mëdhenj, elementë të rëndësishëm për kombëtaret e tyre, por shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri për nga cilësia dhe shifrat – saktësoi trajneri, i cili tashmë e ka imagjinuar në mendje ndeshjen kundër polakëve.

“Polonia u mbrojt në të tre ndeshjet e Botërorit dhe e bën shumë mirë. Lojtarët, veçanërisht në repartin ofensiv, janë konkurencë dhe disa prej tyre, përfshirë Leëandoëski, kanë përvojë të madhe ndërkombëtare: po mendoj për Glik, Zielinski, Krychoëiak dhe Szczesny. Duhet të respektojmë atë që kanë bërë deri më tani, ata e meritojnë të jenë në raundin e dytë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img