Friday, May 17, 2024

“Katar 2022”-Ndezet “lufta” Angli-Senegal. El Haxhi Diuf: Nëse ndeshja shkon me penallti, Senegali kualifikohet. Kemi mjeshtrin, Eduard Mendi!

Lexo

Sfida e orës 20:00, Angli-Senegal, po “luhet” jo pak edhe mediatikisht përpara skuadrat të dalin në fushën e lojës. Ndërkohë që në kampin anglez theksojnë, se për të siguruar kualifikimin në çerekfinale kanë ditë të tërë që përgatitën edhe për gjuajtjen e mundshme të penalltive, nga ana tjetër, ng kombëtarja e Senegalit vijnë deklaratat se nëse shkohet në këtë pikë, Senegali është i kualifikuar.

Ndër të tjera, besimi i senegalezëve tek suksesi i gjuatjes së penalltive, gjithnjë nëse shkohet në këtë pikë, suksesi është i tyre, pasi në portë kanë portjerin specialist të pritjes së penalltive, Eduard Mendi, i cili është shpallur edhe portjeri më i mirë për vitin 2021.

“Nëse shkojmë te penalltitë, ne do ta fitojmë, është e lehtë”, tha ish sulmuesi i Liverpulit, i cili sot punon si këshilltar i presidentit të Federatës Senegaleze të Futbollit dhe është një mentor i lojtarëve të rinj të kombëtares.

“Unë e njoh Mendinë dhe e di se ai mund të presë disa nga penalltitë e tyre. Ne do të fitojmë gjithnjë me penallti”, tha duke buzëqeshur 41-vjeçari, i cili ishte heroi i Senegalit në Botërorin e 2002-shit, kur ata shkruan historinë dhe u kualifikuan në çerekfinale pasi mundën kampionët në fuqi të Francës 1-0.

“Më kujton shumë ndeshjen tonë kundër Francës. Ata menduan se e kishin fituar atë përpara se të luhej. Nëse Anglia bën të njëjtën gjë të dielën, do të jetë mirë për ne.

Ne nuk jemi favoritë, por do të bëjmë gjithçka për t’i mundur. Anglia ka një skuadër shumë të mirë, ata kanë kopjuar stilin e Pep Guardiolës dhe Sitit të tij”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img