Janë luajtur sot dy ndeshje të javës së nëntë të Kategorisë së Dytë. Dueli më i rëndëishëm ka qënë ai ndërmjet elipit kryesues të të grupit A, në mes Luzit të Vogël dhe Veleçikut. Skuadra kavajase ka arritur të mposhtë Veleçikun e Koplikut duke e mundur me rezultatin 3-1. Për luzianët kanë shënuar: 4′ Jakubu, 16′ Xhika, 82′ Zeneli, ndërsa për koplikasit, të vetmin e gol e ka shënuar Rragami 79’.
Fotore kjo që kormirmon formën e mirë që po kalon kjo skuadër, e cila vazhdon të kryesojë e vetme tabelën e klasifikimit, tashmë me 23 pikë.
Ndërkohë, skuadra tjetër e qarkut Shkodër, Murlani i Barbullushit, edhe pse ka luajtur në shtëpi është mundur nga fushëkrujasit e Ilirisë me rezultatin 0-4. Golat për miqtë janë shënuar nga: 5′ Qehaja, 9′ Markoci, 18′ Veriu, 37′ Qehaja