Kategoria e Parë-Sot, pesë duelet e javës së fundit, luftë e ashpër për zonën e mbijetesës dhe atë të “play-off”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme do të luhen pesë ndeshje të vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë.

Edhe pse në lojë nuk është kreu lufta është e ashpër për zonën e mbijetesës dhe atë të “play-off”.

Luftëtari pret shtëpi Pogradecin,me liqenorët që kan blinduar vendin e tretë,ndërsa gjirokastritët s’kanë si ti largohen zonës së “play-out” por nuk rrezikojnë rëniën direkte.

Në krahun tjetër Korabi kërkon tre pikët ndaj Ilirisë, për të tentuar gjashtshen e parë.

Në krahun tjetër Apolonia kërkon pikë jetike përballë Burrelit,me këta të fundit në kërkim të “play-off”.

Kukësi nuk dëshiron që të bjerë direkt nga kategoria, duke tentuar fitoren për të siguruar të paktën “play-out” dhe sot përballë Besës do kërkoj të mar pikët e plota.

Ndeshja tjetër është ajo mes Lushnjës dhe Kastriotit.

Lushnjarët shpresojnë tek humbja e Kukësit, por përballë krutanëve u duhet fitorja për të siguruar “play-out”.

Megjithatë Kastrioti është gjithashtu në fushë për fitore,për të mbajtur gjallë shpresat e Superiores nëpërmjet “play-off”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img