Thursday, March 28, 2024

(Video) Volejboll/ Tirana U21 fiton edhe finalen e dytë në Shkodër dhe  shpallet kampione e Shqipërisë

Lexo

Vllaznia U21-Tirana U21  1-3 (1-3)

Vllaznia U21 në voleboll për meshkuj e ka mbyllur konkurimin për Kampionatin. Kombëtar, faza Play Off. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Endri Jukni dhe kolegu i tij Fatjon Cekini lujtën pasditen e sotme finalen e dytë me Tiranën.

Pas ndeshjes se parë ku bardheblutë fituan në Tiranë me retultatin 3 me 1, Tirana fitoi edhe ndeshjen e dytë finale ne rezultatin 1 ne 3. 

Kështu me dy fitore radhazi, Tirana U21 shpallet kampione e Shqipërisë në kategorinë e volejbollit meshkuj U21..

Sa i takon ndeshjes së sotme, miqtë nga Tirana fituan setin e parë 15-25. Vllaznia arrin të fitojë setin e dytë 25-19 duke e barazuar rezultatin me sete 1-1.

Por kryeqytetasit tregohen më të vendosur në setet e tjerë në vazhdim, të cilët i fiton respektivishtivisht, 20-25 dhe 17-25 duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezulratin, 1-3.

Në përfundim të ndeshjes, është organizuar ceremonia e mbylljes së kampionatit, ku antari i kryesië së Federatës Shqiptare të Volejbollit, Sokol Halili, i ka dorëzuar fillimisht Vllaznisë medaljet e nënkampiones, ndërsa Tiranës medaljet e kampiones si dhe Kupën përkatëse.

(Video) Momente nga fundi i ndeshjes së dytë finale

(Video) Ceremonia e mbylljes dhe dorëzimi i trofeut Tiranës kampione

Gasper MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img