Thursday, May 9, 2024

Kombëtarja-Prag ndeshja me Poloninë, interesim i madh i tifozëve, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion

Lexo

Më 12 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me kombëtaren e Polonisë në kuadrin e eliminatoreve të kampionatit botëror. Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat, të cilat rivalizojnë për vendin e dytë në grup, ka bërë që sfida në fjalë të ketë një interesim të madh në radhët e tifozërisë. Por, jo vetëm kjo, sepse fakti që në formacionin polak do të jetë një emër i madh si Robert Leëandoëski, e karritur edhe më tepër interesimin e tifozëve, aq sa burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dije se biletat e planifikuara për këtë ndeshje janë shitur të gjitha.

Sa i përket tifozëve, duhet sqaruar se sipas komtetit të ekspertëve të menaxhimit të pandemisë, vetëm 30% të tifozerisë lejohen të jetë e pranishme në stadium, vendim ky që vazhdon të shoqërohet me pakënaqësinë e tifozerisë, e cila kërkon të hapet stadium me kapacitet të plotë për tifozërinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img