Friday, March 29, 2024

Kombëtarja U-19/ Shkodrani Marçelino Preka dhe Qefalija flasin përpara sfidave ndaj Izraelit

Lexo

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin për dy ndeshjet që skuadra do të zhvillojë kundër Izraelit në datat 3 dhe 5 shtator në Tiranë, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore që kur trajneri Armando Cungu ka marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa edhe këto ndeshje do t’i shërbejnë ekipit për të forcuar sa më shumë grupin. Për të folur në lidhje me këto dy sfida, dy futbollistët e Kombëtares, Marcelino Preka dhe Klevi Qefalija kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat.

Për Prekën, edhe pse nuk është hera e parë që grumbullohet me Kombëtaren, sërish shprehet i emocionuar dhe i lumtur për ftesën nga ekipi Kombëtar. Ai shpreson se në këto dy ndeshje skuadra t’ia dalë me sukses, teksa flet edhe për synimet për të ardhmen dhe marrëdhënien me grupin e Kombëtares.

Grumbullimi me ekipin – Ftesa nga Kombëtarja është thirrja më e bukur për një sportist. Falenderoj stafin për besimin që më ka dhënë. Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu.

Objektivi i skuadrës për këto dy sfida – Kemi dy ndeshje ndaj Izraelit, kemi zhvilluar edhe shumë miqësore. Grupi është, ekipi është dhe shpresojmë t’ia dalim me sukses. Objektivi ynë është të bëhemi një grup i fortë për eliminatoret e Kampionat Europian.

Marrëdhënia me stafin dhe lojtarët – Me çunat dhe stafin e Kombëtares kemi një lidhje shumë të fortë. Rrimë shumë bashkë me njëri-tjetrin. Motivohemi shumë dhe kur vijnë lojtarë të rinj, i mbajmë shumë afër. Mendoj se duke qëndruar të bashkuar, do bëhemi edhe më të fortë.

Synimet për të ardhmen? Shpresoj që të kap majat e Europës.

Edhe Klevi Qefalija, mesfushori i talentuar, disa herë pjesë e Kombëtares U-19, u shpreh i lumtur që është edhe kësaj herë pjesë e grumbullimit. Ai foli për objektivat e ekipit për këto dy ndeshje, marrëdhënien me stafin kuqezi si dhe synimet për të ardhmen.

Ftesa nga Kombëtarja – Jam shumë i lumtur për ftesën pasi për çdo lojtar është kënaqësi e madhe të luash për Kombëtaren dhe ndihem i vlerësuar që jam pjesë e këtij grumbullimi dhe që mora ftesën e radhës.

Objektivat e skuadrës për ndeshjet ndaj Izraelit – Objektivat e ekipit jo vetëm për këto dy ndeshje, por edhe për ndeshjet e tjera në vijim janë të krijojmë një grup sa më të fortë, të bëjmë paraqitje dinjitoze në kualifikueset e Kampionatit Europian dhe pse jo të marrim dhe rezultate më të mira, pasi nuk kemi ndrojtje përballë asnjë kundërshtari që do të luajmë.

Marrëdhënia me stafin dhe shokët e ekipit – Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, pavarësisht se luajmë në klube të ndryshme, gjithmonë kemi një harmoni ne grup.

Synimet për të ardhmen? Të bëjmë një paraqitje dinjitoze në Kampionatin Europian ndërsa në aspektin personal është të luaj me ekipet më të mëdha të Europës. Si dhe të jem pjesë e Kombëtares së madhe, është një ëndërr që shpresoj të bëhet realitet

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img