Saturday, October 12, 2024

(Konferenca) Trajneri i të kuqve, Ilir Daja komenton pragndeshjen, Partizani-Vllaznia e vlefshme për javën e 35-të

Lexo

Pas suksesit të arritur javën e kaluar me atë fitore 0-1 ndaj durrsakëve të Teutës, Partizani është në krye të renditjes duke qënë më afër se kurrë për të fituar titullin kampion. Por, për të shkuar tek trofeu duhet të kalojë një pengesë shumë të fortë si Vllaznia, të cilët e pret të premten në fushën e tij. Në konferencën përt shtyp që trajneri i të kuqve Ilir Daja dha sot përpara medias, pranoi forcën e Vllaznisë, por sipas tij, skuadra e tyre është e karikuar për të mos e lëshuar krejt deri në fund dhe të fitojë titullin.

“Ndaj Vllaznisë do të mungoj Asani, por do shikojmë sot edhe si do të jetë gjendja edhe e Zhunior që të kompozojmë 11-shen për Vllazninë që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Çfarë duhet të bëj Partizani për të marrë fitoren Daja: Përballë kemi një nga katër ekipet që është pretendent për titull. Luajmë ndaj Vllaznisë e cila ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë sepse ka qenë kryesuese përgjatë 3 fazave të kampionatit. Gjithashtu edhe ne kemi bërë të njëjtën gjë, jemi në vendin e parë. Na duhet ta fitojmë ndeshjen nesër por e dimë që do të jetë shumë e vështirë sepse Vllaznia përveç pikëve që ka grumbulluar zhvillon edhe një futboll të bukur dhe të hapur. Koefiçienti i vështirësisë është i nivelit maksimal duke llogaritur që janë edhe dy finale në lojë. Në ndeshjen e nesërme përveç se nuk duhet të humbim ekuilibrat pasi Vllaznia ndërton një sulm mjaft të mirë nga poshtë deri në finalizimin me sulmuesit, na duhet të jemi cinik jo si në disa ndeshje të tjera ku kemi patur shumë situata përpara portës dhe nuk kemi finalizuar. Nesër duhet të jemi rezultativ përpara portës sepse çdo minutë që kalon ndoshta rrit edhe një farë tensioni të panevojshëm, por që do të jetë prezent sepse është si një ndeshje finale. Partizani është në krye pas suksesit ndaj Teutës. Dëshirojmë që të fitojmë me Vllazninë. Eshtë një duel 90 minutësh dhe do fokusohemi kryesisht te kjo përballje, sepse mos harrojmë që është edhe një 90 minutësh tjeter për të mbyllur kampionatin.”, tha ndër të tjera trajneri Daja.

I pyetur nëse i druhet aleancave, Daja theksoi:” Nuk na duhet të shpërndahemi pasi tashmë e kemi vetë në dorë kampionatin, nuk varemi nga ndeshjet e rivalëve. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja jonë dhe nuk i druhemi asnjë lloj aleance sepse në fund fare e kemi ne në dorë kampionatin. Mungesa Jasir Asanit Daja: Sigurisht është golashënuesi ynë kryesor me 9 gola ,panvarësisht se edhe të tjerët janë aty Çinari dhe Zhunior pasi kanë shënuar rregullisht i gjithë reparti i sulmit. Asani dihet që ka një bagazh shumë të madh teknik. Ajo që ka përmirësuar sidomos në fazën e katërt ka qënë se i ka shërbyer shumë ekipit në fazën e mbrojtjes duke qenë lojtar që preson lart bashkë me Çinarin dhe Zhunior. Do jetë një mungesë shumë e madhe në repartin e sulmit jo vetëm. Duke qenë se edhe Zhunior mbetet në diskutim mendoj që do kishim në stol lojtarë që mund të ndërhynim në çdo moment, ndërsa tani duhet ta menaxhojmë 90 minutëshin me atë kontigjent të cilit i mungojnë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Mbetemi ende në pritje të situatës së Zhunior.”

Një tjetër pyetje gjatë konferencës për shtyp ka qënë edhe ajo në lidhje me një deklaratë të kapitenit kuqeblu, Gurishta, i cili shtë shprehur se se Partizani dhe Vllaznia dhurojnë lojën më të bukur. “E mbështes këtë fakt pasi si ne dhe Vllaznia janë dy ekipe që luajnë shumë bukur futboll. Në start të dy ekipet nuk janë nisur si pretendente, por në këtë fund kampionati janë të dyja favorite për fitimin e titullit. Natyrisht nuk do na duhet loja e bukur nëse nuk merret rezultati, por nëse realizohen të dyja bashkë do të ishte qershia mbi tortë.”, tha Daja.

Ndërkohë, në lidhje me deklaratën e presidentit të Laçit, Pashk Laska, i cili është shprehur na favor të Teutës për fitimin e trofeut, Dja tha:” Unë jam trainer. Mund t’ia kishit bërë këtë pyetje presidentit tonë, sepse nuk duhet të merret një trainer me deklaratat e presidentit të Laçit apo të ndonjë presidenti tjetër. Në këtë moment ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të vazhdojmë përpara pasi e kemi në dorë vetë dhe nuk varet nga rezultati që do të prodhoj ndeshja që do të luhet në Laç.”, sqaroi tekniku partizanas, Ilir Daja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img