Thursday, May 2, 2024

Konfliki me Bashkinë, PSG drejt largimit nga stadiumi “Parc des Princes”!

Lexo

Paris Saint-Germain do të largohet nga “Parc des Princes”, fusha ku kanë luajtur që prej krijimit në 1970, pasi kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, vendosi që të ngrinte proçedurat e privatizimit.

Në vitet e fundit PSG, e cila kishte investuar 85 milionë euro për të modernizuar dhe rritur kapacitetin e impiantit, ishte gati që ta blinte për 500 milionë euro.

Palët prej kohësh ishin në bisedime, të cilat duket se kanë përfunduar keq. “Ne kemi një pozicion të qartë mbi këtë temë. ‘Parc des Princes’ nuk është në shitje. Ky është vendim i prerë dhe i fundit. Mendoj se impianti i përket vetëm qytetit të Parisit”, ishte komenti i Anne Hidalgo për “Le Parisien”.

Nga ana tjetër një përfaqësues i klubit pranoi për “ESPN” se ky qëndrim i Bashkisë të Parisit ka gjetur të papërgatitur klubin. “Na habitën dhe zhgënjyen me vendimin që kanë marrë. Ata po detyrojnë PSG-në dhe tifozët që të largohen nga impianti. Bashkia harxhon miliona euro në vit për të mirëmbajtur stadiumin, i cili dukshëm ka nevojë për investime të mëdha”, tha një burim për median amerikane.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img