Saturday, February 24, 2024

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Në fundjavë luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Lexo

Do të luhen këtë fundjavë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza. Apolonia dhe Partizani janë tashmë një hap larg finales së madhe të këtij edicioni të 15-të të kompeticionit.

Të shtunën, Apolonia do të udhëtojë drejt Gamshit për të luajtur ndeshjen e kthimit, pas fitores në takimin e parë me rezultatin e thellë 12-0. Kjo sfidë do të luhet të shtunën në qytetin e Gramshit, duke nisur nga ora 12:30.

Sakaq, pritet një tjetër derbi i nxehtë kryeqytetas këtë fundjavë. Partizani mposhti Tiranën në takimin e parë me rezultatin 4-0, teksa në sfidën që do të luhet të dielën, vajzat bardheblu do të tentojnë përmbysjen e rezultatit, ndërsa të kuqet synojnë finalen e parë në Kupën e Shqipërisë.

Gjithçka do të vendoset të dielën në fushën e kompleksit “Skënder Halili”, duke nisur nga ora 14:00.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza

27.02.2024 Apolonia – Gramshi       12-0/ 03.02.2024 Gramshi – Apolonia

28.02.2024 Partizani – Tirana           4-0/ 04.02.2024 Tirana – Partizani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img