Tuesday, April 16, 2024

Kuqeblutë fitojnë testin e dytë përgatitor, mundin Veleçikun 3-2 në “Reeshit Rusi”

Lexo

Vllaznia-Veleçiku 3-2

Shënues(Aralica 14’, Latifi 31′ (p), Amarildo Kaçaj 77′ (autogol)/ Hajdari 37’(p), Ujkaj 40′

E premte, 2 dhjetor 2022, ora 14:00, stadium “Reshit Rusi” Shkodër

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Boshnjaku, Heriç, Latifi, Mala, Vulaj, Aralica.(U aktivizuan: Qarri, Pjeshka, Pusi, Smajli, Jonuzi, H. Marku, Alivoda, Kruja, Çoba, A. Hoxhaj, Pusi).Trajner: Mirel  Josa.

Veleçiku: Leo Kaçaj, Elbasani, Zefi, Alcani, Banushaj, D. Marku, Bardulla, Hajdari, Rustemaj, Ujkaj, Dibra.(U aktivizuan: Shekaj, Hasa, Kaceli, Amarildo Kaçaj, Albert Kaçaj,Çoku, Pjetri, Rragami). Trajner: Dritan Smajli

Gjyqtarë: Rebani Gemi, Saimir Hyseni, Besmir Pepnikaj(Shkodër)

Mbrëmë janë kthyer në Shkodër duke lënë pas dhjetë ditët përgatitore të zhvilluara në Ulqin, por edhe një miqësore të fituar me skuadrën vendase, Shpuz, ndërkohë që pasditen e sotme, skuadra kuqeblu e drejtuar nga tekniku Mirel Josa, zhvilloi miqësoren e paralajmëruar me Veleçikun e Koplikut.

E gjykuar nga një treshe arbitrash shkodranë me kryesorë Rebani Gemi dhe anësor, Saimir Hyseni dhe Besmir Pepnikaj, sfida në fjalë ka përfunduar me fitoren minimale të Vllaznisë me rezultatin 3-2.

Takimi ka nisur më mirë për skuadrën e  Josës, duke shënuar në harkun kohor të 30-të minutave dy golat e avantazhit. Goli i parë ka ardhur përmes një kombinimi perfekt në mes Kristian Vulajt dhe Ante Aralicës, ku ky i fundit godet saktë në portën koplikase duke shënuar golin e avantazhit, 1-0.

Në vijim është kapiteni Erdenis Gurishta që gjatë një depërtimi në zonën mike pengohet në mënyrë të parregullt nga mbrotja koplikase dhe për kryesorin Gemi është penallti. Stafi i Veleçikut reagon duke pretenduar që faulli ishte jashtë zonës së 16-metërshit, por arbitri është i vendosur në vendimin e tij. Ekzekutimi i besohet Liridon Latifit, që rikthehet në formacion pas një pauze të gjatë pushimi për shkak dëmtimi. Kosovari është i saktë, dhe 2-0 për Vllazninë.

Pas këtij goli kuqeblu, është Veleçiku që shton forcat sulmuese duke bërë që të vijnë shumë shpejt dy gola për të që barazojnë rezultatin në 2-2. Shtatlarti, Arsen Hajdari, ish futbollist i Vllaznisë, depërton nga e djathta, Hakaj në tentativë për ta bllokuar shkakton penallti, të cilën e shdërron në gol një tjetër ish kueblu, Arsen Hajdari. Është minuta e 37-të, dhe gjatë dyluftimit që u shkktua penalltia, Hakaj, ka marrë një dëmtim të rëndë, që e detyron  të lërë fushën e lojës, një problem ky jo i vogël për stafin kuqeblu për ndeshjen e Superkuës kur dihen vlerat që disponon mëngjërashi shkodran.

Tre minuta pas golit të parë, Veleçiku shënon edhe të dytin përmes një aksioni model që finalizohet nga Ujka me atë gjuajtje tokazi, e cila shkon në rrjetë duke mos mundur të ndalet nga portjeri kuqeblu Zogoviç.

Në barazim, 2-2 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që edhe 45 minutëshi i pjesës së dytë është po aq i luftuar sa i pari. Kjo, edhe për meritë të skuadrës koplikase, e cila luan hapur. Të dy trajnerët bëjnë zëvendësime të shumta duke hedhur në fushën e lojës të gjithë kontigjentin që kishin në dispozicion.

Vllaznia, natyrisht që është më dominuese, por goli i avantazhit për të vjen përmes autogolit të ardhur nga një mbrojtës koplikas, që në tentativë për ta larguar nga zona, e dërgon në rrjetën e portës së tij.

Përfundimisht, 3-2 për Vllazninë. Por, që, përpos rezultatit, miqësorja në fjalë i shëbeu dy trajnerëve, Josa dhe Smajli për të testuar skuadrat e tyre. Kjo më tepër për Vllazninë, e cila të mërkurën e ardhshme, me datë 7 dhjetor luan në kryeqytet, sfidën e Superkupës së Shqipërisë përballë bardhebluve të Tiranës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img