Wednesday, May 22, 2024

Të mërkurën Kupa e Shqipërisë, Labëria-Vllaznia, turi i parë, kuqeblutë udhëtojnë me element të ri

Lexo

Në pritje të ndeshjeve për Javën e tretë të Superiores, mesjava është lënë në dispozicion të Kupës së Shqipërisë, veprimtaria e dytë më e rëndësishme e futbollit në vendin tonë. Në ndryshim nga sezoni i kaluar, ku për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”, konkurimi në turet përkatëse u zhvilluan me nga një takim, këtë sezon FSHF ka planifikuar zhvillimin e ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje.

Do të jenë 32 skuadra që do të përballen të mërkurën në turin e parë, ndërkohë që ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e 14 tetorit 2021. Mes çifteve të këtij turi, spikatin duelet midis skuadrave të Kategorisë së Parë, teksa ato të Kategorisë Superiore janë favorizuar nga shorti. Fituesja në fuqi e këtij trofeu, Vllaznia, do të përballet me Labërinë, ndërsa kampionia në fuqi, Teuta, sfidohet në derbin rajonal nga Luzi 2008. Nga skuadrat tjera të Superiores, Kastrioti përballet me Elbasanin, Egnatia e Rrogozhinës me Turbinën e Cërrikut, Kukësi ndeshet me Maliqin, Laçi me Butrintin dhe Dinamo me Erzenin e Shijakut.

Sa i përket Vllanisë, për ndeshjen e Kupës ndaj Labërisë, stafi ka vendosur që të 7-8 titullarë të mos udhëtojnë me skuadrën, dhe të vazhdojnë përgatitjet në Shkodër për ndeshjen e fundjavës me Partizanin. Ndërkohë, në përballjen e transfertës me Labërinë, pritet të ketë hapësira për lojtarët e stolit, por edhe individë nga Akademia Vllaznia.

Kupa e Shqipërisë-Turi i 32-shes:

Të mërkurën, 22 shtator 2021:

Tërbuni Pukë – Partizani Tirana (16:00)

Shkumbini Peqin – Tirana  (16:00)

Veleçiku Koplik – Skënderbeu  (16:00)

Oriku – Bylis (16:00)

Erzeni Shijak – Dinamo (16:00)

Besëlidhja Lezhë – Burreli (16:00)

Vora – Korabi Peshkopi (16:00)

Butrinti Sarandë – Laçi (16:00)

Maliqi – Kukësi (16:00)

Elbasani – Kastrioti  (16:00)

Flamurtari – Apolonia  (16:00)

Turbina Cërrik – Egnatia Rrogozhinë  (16:00)

Lushnja – Tomori Berat  (16:00)

Besa Kavajë – Pogradeci                 (16:00)

Luzi 2008 – Teuta  (16:00)

Labëria – Vllaznia  (16:00)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img