Lajmi i fundit…Edlir Tetova pranë largimit nga Egnatia. Sezoni i ri e gjen në krye të Teutës së Durrësit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndryshime të rëndësishme tek Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë. RTSH Sport mëson eksluzivisht se trajneri Edlir Tetova do të largohet nga stoli rrogozhinas në fund të sezonit.

Vendimi pritet të marrë formë zyrtare ndoshta që nesër, në një konferencë shtypi të klubit rrogozhinas. Një lëvizje e bujshme kjo nga kampi kampion, që duhet të mendojë që tani për trajnerin e ri. Tetova, sipas burimeve të RTSH Sport, do të vazhdojë ta drejtojë Egnatian deri në fund të këtij kampionati, përfshirë edhe sfidat e Final 4.

Trajneri durrsak ka fituar gjithçka në krye të Egnatias, dy tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë. Ai e ka drejtuar këtë skuadër për gati 4 vjet dhe ka shkruar historinë me arritjet sportive.

Edlir Tetova, me shumë gjasa, sezonin e ardhshëm do të marrë drejtimin e Teutës, skuadrës së qytetit të tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img