(Video) Vllaznia B fiton derbin me KF Shkodra(Kategoria e Tretë). Dedikimi shkon për Aranit Gjiken, punonjësin model të klubit kuqeblu duke i uruar shërim të shpejtë pas aksidentit automobilstik të pësuar pak ditë më parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia B-KF Shkodra  8-1(Shënues: Aris Ara 1’, 23’, Obele Allelej 3’, 19’, Klajti Halili 10’, 42’, Ehrem Hoxha 21’, Alex Naza 26’/Erdis Hoxha 63’)

Vllaznia B dhe KF Shkodra, janë përballur mesditën e së enjtes në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, tre javë nga mbyllja e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë. Një ndeshje, e cila përcolli edhe një mesazh solidarizimi nga të dy ekipet për punonjësin model të KF Vllaznia, Aranit Gjika, i cili si pasojë e një aksidenti automobilistik të pësuar pak ditë më parë po kurohet në Spitalin e Traunës në Tiranë.

“Shërim të shpejtë Api!”, shkruhej në fanelen me ngjyrë të bardhë që futbollistët dhe stafi teknik i Vllaznisë B shpalosën para fillimit të ndeshjes, Vllaznia B-KF Shkodra.

Ndërkohë, në intervistën e dhënë menjëherë pas ndeshjes, zv.trajneri i Vllaznisë B, Ersi Çaku e nisi prononcimin e tij duke shprehur mbështetjen dhe solidarizimin në adresë të Aranit Gjikës, apo Api-t, siç njihet në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë.

Ndër të tjera, Çaku, theksoi faktin, se në këto pak ditë që Gjika nuk është i pranishëm në mjediset e stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës, ku ai është përgjegjës i impiantit, jo vetëm Vllaznia B, por të gjitha ekipet e moshave të AF Vllaznia, futbollit të femrave, KF Shiroka, etj që stërviten dhe zhvillojnë ndeshjet zyrtare në këtë stadium, po e ndiejnë jashtë mase peshën e mungesës së tij. Ndaj, në emër të ekipit të tij dhe të gjithë ekipeve të tjera, uron shërimin e tij sa më të shpejt dhe rikthimin mes tyre.

Sa i takon ndeshjes në fjalë, Vllaznia B e dominoi të gjithë takimin, të cilin e fitoi me rezultatin e thellë 8 me 1.

Me këtë fitore, Vllaznia B e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Ersi Çaku, vazhdon të kryesojë kampionatin e Kategorisë së tretëme 35 pikë e ndjekur nga Dinamo City B me 32 pikë dhe Bulqiza me 22 pikë

Kur kanë mbetur edhe tra javë nga fundi i kampionatit, Vllaznia po shkon drejt realizimit të objektivit të kualifikimit në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia B-KF Shkodra 8-1 si dhe prononcimin e Zv.Trajnerit të Vllaznisë B, Ersi Çaku, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img