Saturday, October 12, 2024

Lazio pa trajner, drejtuesit po mendojnë për zëvendësuesin e Sarrit. Në listë edhe shqiptari, Igli Tare

Lexo

Dorëheqja e trajnerit të bardhekaltërve ka hapur skenare të ndryshëm. Për të mbyllur sezonin Lotito mendon për një zgjidhje kalimtare

Lazio ka pranuar dorëheqjen e Maurizio Sarri dhe drejtuesit e bardhekaltërve kanë një boshllëk për të mbushur në stol të paktën deri në fund të sezonit mes Serisë A dhe Kupës së Italisë. Ka disa emra të mundshëm, por nëse për sezonin e ardhshëm pronësia dëshiron të reflektojë me qetësi se si të rikalibrohet projekti, një zgjidhje emergjente duket më e zbatueshme në të ardhmen e afërt.

Një figurë e dashur për bardhekaltërit është ajo e Igli Tare. Ish-drejtori sportiv ka patentë trajneri dhe pas ndarjes, e cila ndodhi edhe për shkak të ndjenjës së keqe me Sarrin, ai mund të marrë drejtimin e skuadrës.

Por lista është e gjatë. Tommaso Rocchi, një profil i vlerësuar nga Lotito, aktualisht është trajner i ekipit nën 14 vjeç dhe duket i favorizuar për postin e trjnerit. Më pas është Miroslav Klose që do të pranonte disa muaj kontratë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img