Monday, April 29, 2024

(Video) Aris Ara, 18 vjeçari i talentuar i Vllaznisë U-19 që pëlqehet nga trajneri Qatip Osmani

Lexo

Një nga lojtarët që trajneri i parë i Vllaznisë Qatip Osmani e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj një lojtari të ri, është Aris Ara, futbollisti i Akademisë Vllaznia U19. Ka mjaftuar një ndeshje miqësore që Vllaznia e madhe zhvilloi me Besëlidhjen në stadiumin Reshit Rusi”, gjatë së cilës Ara së bashku me një kontigjent futbollistësh të ri luajti në formacionin e kuqebluve, që trajneri Osmani të pikaste talentin shkodran.

Një opinion, të cilin Qatip Osmani nuk ka nguruar ta shpreh hapur mes kolegëve të tij të stafit teknik, por edhe në media, duke vlerësuar tek ky djalosh elementet teknik që disponon në përdorimin e topit, triblimet dhe sidomos shpërthimet në krah.

Një gjë e tillë, natyrshëm që ka dhënë efektiv pozitiv edhe tek vetë Ara, i cili pasi ka lënë pas një dëmtimi të gjatë dëmtimi që e mundoi jo pak po punon fort për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë sportive.

Kjo u vertetua edhe në ndeshjen e fundit që Vllaznia U-19 e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani zhvilloi ndaj Teutës, ku kuqeblutë fituan me rezultatin 3 me 0, me dy gola të kapitenit Kevin Dodaj, njëri prej të cilëve me pasi perfekt të Aris Arës, ndërkohë që goli i tretë mban tërësisht firmën e Ares.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Aris Ara, shprehet i kënaqur për fitoren e skuadrës si dhe kontributin e tij individual. Ndërkohë që ndjehet i vlerësuar kur mëson për konsideratën, komplimentet dhe interesimin që vjen nga skuadra e parë dhe konkretisht nga trajneri Qatip Osmani.

Jashtë fushës së lojës, Arisi paraqitet simpatik edhe në komunikimin me median. Në momentin kur gazetarët e pyesin për dedikimin që ka për golin e fundit të shënuar ndaj Teutës, ai thotë që “ky gol shkon për për person që është i veçantë për mua që nuk mund t’ia them emrin për momentin, por kur ta dëgjojë intervisten, e kupton vetë”.

(Video) Prononcimin e dhënë nga sulmuesi 18 vjeçar Aris Ara, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img