Thursday, November 28, 2024

Liga e Kampioneve Reali, mes drithërimash në çerekfinale

Lexo

Lajpcigu kërcënoi të bënte surprizën, por nuk shkoi dot më larg se 1-1

Pasi ka njohur të martën dy çerekfinalistet e para, Bajernin e Mynihut dhe Paris SG, Liga e Kampioneve ka njohur të mërkurën edhe dy të tjera, pasi janë luajtur takimet e kthimit të dy çifteve të tjera të turit të 16-shes. Dhe sfida e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, së bashku me emisionin e posaçëm, ka qenë ajo që u luajtur në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, midis Realit të Madridit dhe Lajpcigut.

Ashtu sikundër kishte paralajmëruar edhe trajneri Marko Roze, edhe pse e kishte humbur minimalisht ndeshjen e parë në fushën e vet, skuadra gjermane ka luajtur si e barabartë në Madrid përballë vendasve, duke i vënë jo pak në vështirësi. Megjithatë, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa ajo e dyta do të vijojë me të njëjtën tablo. Megjithatë, Reali i Madridit do të kalojë i pari në epërsi, pas një aksioni të bukur, të finalizuar nga Vinisius Zhunjor në minutën e 65-të.

Megjithatë, gjermanët reagojnë dhe barazojnë shifrat pas vetëm 3 minutash lojë, me anë të Orbanit.

Edhe pse Lajpcigu do të luftojë fort, duke e mbizotëruar lojën ndaj vendasve, teksa kanë goditur edhe shtyllën horizontale të portës së madrilenëve, nuk ka më gola deri në fund dhe Reali i Madridit siguron barazimin 1-1, që e kualifikoi për në çerekfinale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img