Saturday, July 27, 2024

Liga e Kampioneve të Europës, nis sezoni i ri. Bragë-Panathinaikos 2-1

Lexo

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka ngritur siparin e sezonit të ri në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa ka ardhur për sportdashësit drejtpërdrejt takimi më i spikatur i mbrëmjes, ai midis Bragës dhe Panathinaikosit.

Ky takimi ishte i vlefshëm për fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, që do të përcaktojë, në mbyllje të ndeshjeve të kthimit javën e ardhshme, edhe emrat e 6 skuadrave të fundit që sigurojnë vendin e tyre në fazën e grupeve, shorti i të cilës hidhet më 31 gusht 2023.

Në fakt, pjesa e parë ka qenë kryesisht e barazpeshuar, madje Bragës i është akorduar, por, më pas, i është anuluar, pas ndërhyrjes së Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), edhe një 11-metërsh. Me rrjeta të paprekura do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta ka nisur praktikisht me gol, sepse e ka kaluar Bragën në epërsi në minutën e 51-të.

Teksa Shporar ka shpërdorur në mënyrë të pabesueshme për skuadrën greke pas një ore lojë, Braga do të përfitojë për të dyfishuar shifrat 16 minuta para fundit, me anë të Fernandesh.

Edhe pse mund të kishte pësuar një gol të 3-të, teksa e ka shpëtuar portieri i saj, Brinjoli, Panathinaikosi ka arritur ta gjejë golin në minutat shtesë.

Mbyllet kështu me fitoren 2-1 të Bragës ndaj Panathinaikosit ky takim dhe, bashkë me të është rikthyer në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar edhe emisioni i posaçëm i Ligës së Kampioneve, me të ftuar në studio, para dhe pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img