Wednesday, May 15, 2024

Liga e Konferences, turi i tretë. Valmiera-Partizani, sot ora ora19:00 në “Skonto Stadions” të Letonisë. Në fushë pritet nga minuta e parë edhe shkodrani i Partizanit Marçelino Preka

Lexo

Partizani do te sfidoj diten e sotme  ne transferte skuadren e Vlamieras sfide qe do te luhet ne oren 19:00 ne “Skonto Stadions”. Nje takim i vlefshem per turin e trete te Conference League.

Ne kete transferte te kuqte do te tentojne fitoren per te qene me afer kualifikimit ne “Play-Off”. Zoran Zekiç kerkon maksimumin nga te tijte ndersa sa i takon formacionit vuan mungesat e Alfred Mensah dhe Saliu Sembene.

Gjithsesi kroati pritet te hedhe ne fushe nje skuader kompakte ndersa nuk priten shume ndryshime nga ekipi qe luajti ndaj Atletik Eskaldes. Burime pranë stafit teknik të të kuqve, por bazuar edhe në seancat e fundit përgatitore të Partizanit, pritet që tekniku Zekiç të hedhë në fushën e lojës nga minuta e parë edhe shkodranin, Marçelino Preka.

Si Valmieras dhe Partizani janë skuadra, të cilat vijnë nga Liga e Kampioneve, aty ku të kuqtë u eliminuan nga BATE ndërsa letonezët nga Olimpija e Lubjanës.

Në Ligën e Konferencës, Valmiera dhuroi spektakël duke fituar në dy ndeshje 0-3 dhe 7-0 kundër Tre Penes së San Marinos. Ndërsa Partizani duke fituar një fitore të përgjithshme 3-0 përballë Atletic Escaldes.

Formacionet e mundshme: Valmiera :Olses,Tonisevs,Kudars,Veips,Fall(Birka),Jaunzems,Ghanem,Kairamani,Diop(Gauco),Ndoie(Raga),Silva(Pulis) Tranjer:Jurgis Kalns

Partizani:Qirko,Hadroj,Sota,Preka,Atanaskovski,Murataj,Mehmeti,Rrapaj,Taipi(Gueie),Cara,Mba. Tranjer:Zoran Zekiç

Gjyqtar:Joni Hytia,Sami Nikanen,Veli Japanen,Denis Antamo(Finlande)

Vezhgues:Kristofer Lautier(Malte) Delegat:Vitali Danilçenko(Ukraine)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img