Tuesday, May 28, 2024

UEFA Futsal Champions League / Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Grupit H që luhen në Shqipëri

Lexo

UEFA ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League 2023/24, teksa në Grupin H merr pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal.

Skuadra shqiptare do të ketë përballë në këtë grup KMF Radnik Bijeljina (Bosnje-Hercegovinë), Cefn Druids (Uells) dhe Sparta Belfast (Irlanda e Veriut) dhe të gjitha ndeshjet do të luhen të gjitha në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë në datat 23, 24 dhe 26 gusht.

Sfida e parë do të jetë ajo mes KMF Radnik Bijeljina dhe Sparta Belfast, që do të nisë në ora 17:00 m- 23 gusht. Në orën 20:45 po në sallën e Parkut Olimpik nis sfida e dytë e ditës mes Cefn Druids dhe Tirana Futsal.

Më 24 gusht do të luhen dy sfidat Cefn Druids – KMF Radnik Bijeljina në ora 17:00 dhe Tirana Futsal – Sparta Belfast, që starton në ora 20:45.

Sfidat e treta që do të vendosin fatet e grupit do të luhen më datë 26 gusht, me çiftin Sparta Belfast – Cefn Druids që nis në ora 17:00 dhe më pas Tirana Futsal – KMF Radnik Bijeljina në ora 20:45.

Në këtë fazë do të marrin pjesë 32 skuadra europiane të ndara në 8 grupe me katër ekipe secila dhe në turin tjetër kualifikohen 9 ekipe, e më konkretisht 8 skuadrat e renditura në vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë nga të gjitha grupet.

Eksperienca e madhe që FSHF ka tashmë në organizimin e turneve ndërkombëtare ka bërë që UEFA t’ia besojë për të tretin edicion radhazi pritjen dhe organizimin e ndeshjeve të grupit në Futsal Champions League ku bën pjesë edhe kampionia e Shqipërisë.

UEFA Futsal Champions League 2023/2024

Kalendari i ndeshjeve të Grupit H

Dita e parë / 23 gusht

KMF Radnik Bijeljina (BIH) – Sparta Belfast (NIR)

Ora 17:00

Cefn Druids (WAL) – Tirana Futsal (ALB)

Ora 20:45

Dita e dytë / 24 gusht

Cefn Druids (WAL) – KMF Radnik Bijeljina (BIH)

Ora 17:00

Tirana Futsal (ALB) – Sparta Belfast (NIR)

Ora 20:45

Dita e tretë / 26 gusht

Sparta Belfast (NIR) – Cefn Druids (WAL)

Ora 17:00

Tirana Futsal (ALB) – KMF Radnik Bijeljina (BIH)

Ora 20:45

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img