Saturday, July 27, 2024

Lioniel Messi në PSG-Konferencë shtypi: I lumtur, përballja me Barcelonën e mundur, por ky është futbolli

Lexo

“Jam i lumtur!, me këto fjalë filloi konferenca për shtyp më e pritur e historisë moderne të futbollit. Fjalët ishin të Leo Messit, i sapo zyrtarizuar me fanellën e Paris Saint Germain, në krah të presidentit tij të ri, sheikut Al Kelaifi.

Nuk mungon emocioni dhe ndoshta ndrojtja e tij fillestare. “Ndarja nga Barcelona ka qenë e vështirë, pas të gjithë këtyre viteve, por tani lumturia është e madhe. Jam shumë i etur për fitore, po e shijoj këtë moment me familjen time, ndërkohë që mezi pres të filloj stërvitjet, të takohem me shokët e ekipit, dhe të filloj këtë aventurë të re.

Bëhet fjalë për një klub me shume ambicie dhe do mundohemi të përmirësohemi  edhe më shumë dhe fitojmë gjithçka, prandaj jam këtu. Dua të falënderoj tifozët e PSG, më pritën në mënyrë të çmendur”, deklaroi ylli i futbollit.

PSG ka tashmë një ekip ëndrrash. “Është çmenduri të ndaj fushën me lojtarë të tillë, me teknikë spektakolare, do të jetë një kënaqësi të luajmë bashkë”, shton ai.

Ende nuk dihet kur do të jetë momenti i debutimit në fushën e gjelbër, dhe Messi nuk jep një datë të qartë. ”Nuk e kam idenë, do të vendosë trajneri, vij nga pushimet dhe objektivi im është që të stërvitem sa më mirë”, thotë ai.

Në Champions, një përballje me Barcelonën është e mundshme. “Nuk e di a do të përballemi, nga një anë do të ishte e bukur të rikthehesha aty, por nga ana tjetër rikthimi me fanellë tjetër do të ishte shumë i veçantë. Por në futboll këto gjëra ndodhin”, përfundon Messi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img