Sunday, May 19, 2024

Sead Halilagiç, ish drejtor i Akademisë së Beshiktash, pritet të emërohet drejtor i Akademisë së Futbollit Vllaznia

Lexo

Në kuadrin e riformatimit të Akademisë së Futbollit Vllaznia, klubi kuqeblu pritet të emërojë drejtorin e ri teknik. Më herët pati zëra që në këtë pozicion do të ishte një specialist i futbollit italian, por më pas kjo pistë ra poshtë.

Ndërkohë, nga burime të sigurta pranë klubit Vllaznia, Veriu Sport mëson se në këtë pozicion do të jetë Sead Halilagiç. Falë bashkëpunimit të mirëfilltë që strukturat e klubit kuqeblu kanë me klubin e futbollit Beshiktash të Turqisë, me të cilin janë vënë piketat e një binjakzimi për shkëmbim futbollistësh, sidomos ato të brezit të ri, është arritur marrëveshja që ish drejtori i Akademisë së Beshiktash, Sead Halilagiç të emërohet në deturën e drejtorit të Akademisë Vllaznia.

Burime në fjalë, bëjnë të ditur që në parim, se një marrëveshje e tillë në mes drejtuesve të KF Vllaznia dhe Sead Halilagiç është arritur në parim dhe prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet public në ditët në vijim.

Në këtë mënyrë, krahas emërimit të emrave të rinj të trajnerëve të Akademisë Vllaznia, me emërimin edhe të drejtorit të ri, Sead Halilagiç, ky sektor shumë i rëndësishëm i klubit kuqeblu merr formën e duhur. Një strukturë që sipas drejtuesve kuqeblu, tashmë i ka të gjitha mundësitë dhe kushtet e duhura për të kryer më së miri misionin e përgatitjes së futbollistëve të rinj, jo vetëm për të furnizuar ekipin e parë të Vllaznisë, por edhe për t’u testuar në klubin Beshiktash, si dhe në klube të tjera jashtë vendit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img