Monday, November 11, 2024

Barazim dramatik në “Niko Dovana”, Teuta-Tirana 2-2. Matias Lloci, “heroi” i ndeshjes për durrsakët. 23 vjeçari që u stërvit për 3 muaj tek Vllaznia, i shënoi dy herë radhazi bardhebluve

Lexo

Teuta dhe Tirana e kanë mbyllur në barazpeshë përballjen e tyre, takim i luajtur në stadiumin “Niko Dovana” prej orës 17:00. Për vetë mënyrën sesi u zhvillua ndeshja, me avantazhin e dyfishtë të bardhebluve dhe më pas dy golat radhazi të durrsakëve në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në 2 me 2, përcolli shumë emocione për ndjekësit e kësaj ndeshje duke u konsideruar në kufijtë e dramacitetit.

“Heroi” i kësaj ndeshje për durrsakët ka qënë Matias Lloci, një 23 vjeçar i ardhur nga Belgjika, i cili u stërvit për rreth 3 muaj tek Vllaznia, më pas kaloi tek Kukësi dhe në ditët e para të merkatos së janarit përfundoi tek Teuta në duart e teknikut shkodran Edi Martini, i cili i hedh në fushë për pjesën e dytë të përballjes me bardheblutë.

Dhe, Matias ia shpërblen në mënyrë më të mirë besimin e trajnerit të tij, ku me shënimin e dy golave të shpejtë, përkatësisht 80’ dhe 82’ barazon rezultatin në 2 me 2, duke i dhënë një pikë shumë të rëndëisshme skuadrës së tij, Teuta.

Sa i përket Tiranës, ajo kalon në epërsi në minutën e 24-t, kur Lushkja ka goditur saktësisht nga larg, duke mposhtur portierin Dema. Edhe pse 9 minuta më pas kryeqytetasit rrezikojnë sërish, por goditja e Haxhiut ndalet nga shtylla e majtë pingule e portës durrsake, pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të Tiranës.

Ajo e dyta nis sërish më mirë për kryeqytetasit, pasi në minutën e 50-të, pas një sulmi nga e djathta me protagonist Haxhiun, topi ka përfunduar në këmbët e Abazajt, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. Por 40 minutat e mbetura do të flasin për Teutën, që reagon dhe, pasi Daci është ndalur nga ndërhyrja e Përgjonit në minutën e 61-të, po kështu ndodhe edhe 7 minuta më pas me Llocin, i cili ndalet nga portieri mik, Abdullahu.

Por trysnia e skuadrës vendase do të japë fryte me dy golat durrsakë me autor Llocin duke vendosur barazpeshën në “Niko Dovana”. 10 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe ato 4 shtesë kanë qenë të ethshme, teksa Albi Doka ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë Tiranën me një lojtar më pak në të 87-tën, ndërsa Lloci humb mundësinë për të kurorëzuar një përmbysje të pabesueshme. Mbyllet kështu në barazim 2-2 kjo përballje midis Teutës dhe Tiranës, një pikë që i lë durrsakët në fundin e renditjes, me 17 pikë, ndërsa kryeqytetasit ndodhen hëpërhë në vendin e 3-të, me 30 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img