Tuesday, April 16, 2024

Mbrojtësi Imami dhe sulmuesi Dilaver, mbyllin bashkëpunimin me Vllazninë

Lexo

Në klubin kuqeblu të Vllaznisë nuk ka vetëm ofrime, por edhe largime. Një gjë të tillë e bën të ditur zyra e shtypit pranë KF Vllaznia duke njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Eni Imami dhe sulmuesin Haris Dilaver.

Në fakt, për të parin, Imamin, është bërë e ditur prej kohësh se për sezonin e ardhshëm futbollistik, ai ka arritur akordin me Dinamon, ndërkohë që aktivizimi në ndeshjet ndërkombëtare për Europa Conferencë League ishin në marrëveshje me vetë futbollistin.

 

Njoftimet zyrtare të KF Vllaznia

KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Eni Imami. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Eni Imami!”

“KF Vllaznia njofton opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Haris Dilaver. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Faleminderit Haris Dilaver! Thank you Haris Dilaver!”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img