Friday, April 26, 2024

Mbyllet java e 9-të e Superiores, Teuta-Partizani 1-1, e fituar del Vllaznia që ruan distancën me +9 pikë nga rivalët

Lexo

Me dy gola të shënuar që të dy në pjesën e parë, fillimisht nga miqtë me anë të Hasanit në minutën e 8-të dhe më pas Krasniqi në të 37-tën për vendasit kryesfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, Teuta-Partizani mbyllet në barazim 1 me 1.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovona” të Durrësit ka qënë shumë e dyluftuar, pasi të dyja skuadrat kishin në objektiv fitoren tre pikëshe, ku duke konstatuar barazimin në shtëpi të Vllaznisë kërkonin të përfitonin për të ngushtuar diferencen prej 9 pikësh që kanë me kuqeblutë. Por, në fund nuk fitoi asnjëri prej tyre dhe duke ndarë nga një pikë, më e fituar këtu del Vllaznia që edhe pse humbi dy pikë një ditë më parë në “Loro Boriçi” me Kastriotin, në planin e përgjithshëm nuk humbi asgjë, pasi edhe pas javës së 16-të vazhdon të jetë në vend të parë të renditjes me 36 pikë, ndërkohë që Partizani dhe Teuta janë aty si më parë me pikë të barabarta nga 27 pikë.

Fitorja e sotme e Laçit me golin spektakël shënuar nga Mentor Mazrrekaj laçjanët janë ngjitur në vendin e katërt me 24 pikë duke zbritur Tirënën në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërkohë që bën hapa përpara edhe Kukësi që ngjitet në vendin e pestë me 23 pikë.

Pika e marrë në “Loro Boriçi” dje ndaj Vllaznisë e mban Kastriotin në vendin e shtatë me 18 pikë, ndërkohë që tre vendet e fundit janë të përfshirë në një konkurencë të fortë për mbijetesë në Superiore mes Apolonisë, Skenderbeut dhe Bylisit. Fierakët me 13 pikë mbajnë vendin e tetë duke lënë në fund korçarët dhe ballshiotët me pikë të barabarta, nga 12-të të tilla.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img