Tuesday, May 7, 2024

Me Korabin kanë kujtime të hidhura në turneun e Kupës, Ahmataj: “Tirana lufton për çdo trofe”

Lexo

Tirana do të presë Korabin në orën 13:00 ditën e nesërme në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kupën e Shqipërisë. Do jetë sfida e së mërkurës që do tregojë se cili ekip do kalojë më tej në fazën çerekfinale, ndërsa bardhebutë kanë kujtime të hidhura me dibranët.

Në turneun e Kupës së vitit 2020, Korabi eliminonte asokohe Tiranën kampione në fuqi të Superligës, me një gol të Skukës në minutën e 119. Në prag të këtij dueli trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj ka dalë në konferencë për mediat:

“Edhe Kupa është një nga objektivat e klubit dhe duhet të bëjmë maksimumin nesër për të arritur kualifikimin në fazën tjetër. Kemi shumë mundësi për të fituar çdo trofe dhe besoj do të ecim gjatë dhe do bëjmë mirë.

Barazimi me Teutën? Ky duhet të jetë një motiv më tepër për të qenë më të përqëndruar dhe më agresivë në fushën e lojës. Do të përdorim lojtarët tanë më të mirë, formula e garës nuk na jep një shans të dytë dhe duhet të fitojmë ndeshjen. Në sfidën e Durrësit jemi të kënaqur nga paraqitja, por jo nga rezultati.

Dëmtimet? Patrick nuk është ende gati nga minuta e parë, por ai do të marrë minuta. Nuk duam ta dëmtojmë dhe do t’i duhet më shumë kohë për të ardhur në formë. Jonuzi është një shqetësim dhe forcë për skuadrën, por kemi djem të tjerë që janë gati të japin maksimumin”, tha Ahmataj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img