Merkato-Enis Çokaj firmos për Bochum në Bundesligën 2 gjermane

Lexo

- Reklamë -spot_img

Enis Çokaj është lojtari më i ri VfL Bochum. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi gjerman në kanalet e tij zyrtare. Çokaj është përforcimi i dytë i këtij ekipi, ku transferohet si lojtar i lirë nga Panathinaikosi.

Mesfushori 27-vjeçar i grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare, sezonet e fundit ishte huazuar nga Panathinaikosi te Levadhiakos, ku luajti 68 ndeshje zyrtare. Çokaj ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2028 me klubin e Bundesligës 2.

Enis Çokaj, i lindur në Koplik, ka hedhur hapat e parë në futbollin shqiptar, pastaj kaloi në Kroaci, te Lokomotiva e Zagrebit. Kalimi te Panathinaikosi ishte një hap i rëndësishëm për këtë futbollist sezonin 2022/23. Mesfushori ka luajtur edhe 6 ndeshje me fanellën kuqezi.

“Ky klub ka një histori të veçantë dhe tifozë jashtëzakonisht entuziastë, kjo është arsyeja pse e dua futbollin. Që nga momenti i parë që dëgjova për interesin e këtij klubi, u ndjeva vërtet mirë”, – tha Çokaj.

Simon Zoller, drejtor i VfL Bochum 1848, për transferimin e futbollistit shqiptar u shpreh: “Kaluam një kohë të gjatë duke diskutuar me Enisin. Ai është një lojtar që nuk dorëzohet kurrë dhe zotëron atributet që na duhen për ADN-në tonë: shpirt luftarak, pasion dhe zemër në fushë, kohezion, përulësi dhe respekt. Jemi të kënaqur që ai na ka zgjedhur dhe jemi të bindur se do të kontribuojë për një sezon të suksesshëm.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img