Thursday, June 19, 2025

Merkato-Mesfushori Fjoart Jonuzi rinovon edhe për një sezon me Vllazninë

Lexo

Kuqeblutë vazhdojnë të jenë aktiv në merkato. Dita e diele ka shënuar edhe një tjetër firmë për llogari të Vllaznisë. Bëhet fjalë për kukësianin, Fjoart Jonuzi, i cili sezonin e kaluar futbollistik.ishte pjesë skuadrës shkodrane.

Mesfushori, në fakt ka qënë në dilemë për të vijuar apo jo bashkëpunimin me Vllazninë, pasi në adresë të tij ka pasur oferta nga skuadra të tjera. Kjo ka qënë arsyeja që ai nuk është bashkuar me skuadrën në ditët e parë të stervitore që u zhvilluan në qytetin verior.

Ndonëse për ditë të tëra, emri i tij u lakua në disa skuadra të tjera, mesditën e së dieles së 20 qershorit, Fjoart Jonuzi ka nënshkruar kontratën zyrtare me skuadrën kuqeblu, gjë që e bën të ditur edhe vetë KF Vllaznia përmes postimit në faqen e klubit.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me mesfushorin Fjoart Jonuzi, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e jona. Ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën në stërvitje, për t’u bërë gati për ndeshjet europiane.”, thuhet në njoftimin në fjalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img