Thursday, March 28, 2024

Vllaznia barazon miqësoren me Buduçnostin, por më e rëndësishmja, fiton elementin e ri

Lexo

Miqësorja ndërkombëtare në mes Buduçnostit vendas dhe Vllaznisë mysafire është mbyllur në barazim 1 me 1. Por, përpos rezultatit që për Vllazninë udhëtuese konsiderohet pozitiv, ajo çfar vlen më tepër në këtë përballje është paraqitja e mirë e elementit të ri shkodran në fushën e lojës.

Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Kaleziç, Kalaja, Kruja, A. Hoxhaj, Dilaver, ishin të besuarit e teknikut Thomas Brdariç që u hodhën në fushë nga minuta e parë. 45 minutat e para të ndeshjes mbyllen me rezultatin 1 me 0 në favor të malazezëve të Podgoricës  me gol të shënuar në minutën e pestë nga Mijoviç. Gol, i cili vjen pas një aksioni nga e djathta e sulmit vendas ku duke shfrytëzuar edhe një pasiguri të qëndërmbrojtësit malazes Bulatoviç, i sapofirmosur për ngjyrat kuqebu shkon në rrjetë.

Pjesa e dytë do të sillte ndryshime në të dy kampet respektive, ku tek Vllaznia radhën e kanë grupi i të rinjëve, portjeri Qarri, sulmuesit Çoba, Deda dhe Radovani, mesfushori Uhejdi Hoxha, mbrojtësi Shimaj që kthehet nga Besa ku luajti sezonin e kaluar, ndërkohë që në lojë pas një dëmtimi të gjatë shfaqet edhe Fangaj.

Një 45 minutësh ky për opinionin sportiv ka qënë mjaft i mië për skuadrën kuqeblu, ku padyshim që freskinë lojës së Vllaznisë ia dha kontigjenti i të rinjëve. Mes tyre, spikatjen më të amdhe e ka bërë Mehdi Çoba, një sulmues tipik nga e majta, jo vetëm që ishte autor i golit të barazimit për Vllazninë në minutën e 65-të, por edhe për elemenete të tjerë shumë pozitivë të shfaqur gjatë ecurisë së lojë. Por, së bashku me Çobën, vlerësime pozitive morën edhe kolegët e tjerë bashkëmoshatarë të tij, duke dhënë sinjale shumë pozitive për të ardhmen e tyre.

Paraqitja cilësore që grupi i të rinjëvë shkodranë përcolli në miqësoren me Buduçnostin ka entuziasmuar me të drejtë tifozërinë shkodrane, e cila për hirë të së vertetes ka kohë që kërkon vemendje ndaj lojtarëve shkodranë të dalë nga ekipet zinxhir.

Topi tashmë është në anën e stafit teknik, prej të cilit kërkohet që të kordinojë si duhet rritjen e këtyre djemve në mënyrë që në një të ardhme të shpejtë ato të jenë baza e skuadrës kuqeblu.

Natyrisht, që kompetenca është e drejtpërdrejtë tek tekniku gjerman Brdariç dhe kolegët e tij Plori dhe Lekiqi. Por, në këtë mes nuk ka pse të qëndrojë larg edhe kupola e klubit, që ashtu siç veprojnë edhe homologët e tyre brenda dhe jashtë vendit, duhet të jenë më afër konsultës dhe bashkëpunimit me stafin teknik në mbështetje të këtij brezi të talentuar futbollistësh shkodranë, i cili krahas të tjerave është në të mirë edhe të anës financiare të buxhetit të klubit. Që do të thotë, jo vetem që kursen financat e klubit me mos blerjen me shuma të majme të futbollistëve të huaj, por nga ana tjetër, mund të dalë e fituar edhe me marketingun e shitjes së elementëve përkatës nga grupi i të rinjëve në skuadrat e tjera, brenda dhe jashtë vendit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img