Edison Ndreca pranë rikthimit në Superiore Vllaznia në krye të listës të skuadrave që duan mbrojtësin.
Vllaznia duket se po lëviz me ritëm të shpejtë në merkato për të forcuar repartin defensiv në këtë merkato verore.
Sipas raportimeve të fundit mbrojtësi i majtë Edison Ndreca është shumë pranë një rikthimi në futbollin shqiptar me Vllazninë që shihet si destinacioni më i mundshëm.
31-vjeçari i cili ka qenë më parë pjesë e Egnatias dhe ka eksperiencë të konsiderueshme në Superiore aktualisht aktivizohet me Jelimai në Kazakistan.
Megjithatë pritet që aventura e tij jashtë vendit të përfundojë së shpejti duke hapur rrugën për një transferim të ri.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se Vllaznia është në krye të listës për të siguruar shërbimet e tij duke e parë Ndrecën si një përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes.
Eksperienca e tij në kampionatin shqiptar dhe stabiliteti defensiv janë vlerësuar si elementë që i përshtaten projektit të kuqebluve.
Nëse marrëveshja finalizohet Ndreca do të shtonte konkurrencë dhe siguri në prapavijën shkodrane në një sezon ku Vllaznia synon të jetë protagoniste si në kampionat ashtu edhe në objektivat europianë.
Pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për finalizimin e këtij operacioni i cili mund të kthehet në një nga lëvizjet e rëndësishme të merkatos verore në Superiore.
Fatos LAMAJ


