Botërori “Brazil 2027”/ Kombëtarja e vajzave njeh nesër kundërshtaret e fazës play-off, shorti live në FSHF TV

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njohë nesër kundërshtare  e saj në raundin e parë të kësaj faze. Shorti do të hidhet në orën 12:00 në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, ndërsa do të transmetohet live në kanalin FSHF TV.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima ka tetë kundërshtarë të mundshëm në short: Sllovenia, Polonia, Serbia, Ukraina, Zvicra, Portugalia, Skocia dhe Uellsi.

Me shtatë prej tyre vajzat kuqezi janë përballur më herët, ndërsa Serbia mbetet e vetmja kundërshtare potenciale me të cilën Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë.

Shorti do të përcaktojë jo vetëm përballjen e raundit të parë, por edhe rrugën e mundshme të Shqipërisë në raundin e dytë të play-off-it, në garën për një vend në Botërorin “Brazil 2027”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img