Friday, October 11, 2024

Mikela Skandaj me pushime në Lezhë. Kampionia e karatesë italiane merr lajmin fantastik për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të Francës!

Lexo

Kampionia shqiptare e karatesë italiane, Mikela Skandaj që jeton prej vitesh në Itali me familjen e saj, ka marrë një lajm fantastik. Këto ditë ajo është me pushime në Shqipëri pranë të afërme të saj në fshatin Baqel të Lezhës, dhe një telefonatë e bërë nga trajneri i kombëtares italiane të karatesë, e ka bërë të lumtur.

Lajmin në fjalë e bën të ditur babai i saj, Angjelin Skandaj, personi që ka meritën kryesore që vajza e tij 15 vjeçare ka mbërritur në këtë nivel, pasi me përkujdesjen e tij maksimale ndaj saj është bërë në një farë mënyre si trajner i dytë për vajzën e tij, Mikela.

“Nje lajm fantastik na erdhi dje per nenkampionen e Europes Mikela Skandaj. Ne kemi pak dite qe ndodhemi me pushime ne Lezhe dhe dje trajnieri I mikeles na komunikoj vendimin e federates italiane te karatese se ne baze te meritave dhe rezultateve te larta qe ka arritur gjate ketyre viteve dhe si kampione ne fuqi e kampionatit Italian Mikela Skandaj fiton te drejten te marre pjese ne kampionatin Europian qe do te zhvillohet ne muajn nentor ne France.Padyshim qe ky lajme e ngrohu shume zemren e talentes lezhiane pas atij zhgenjimi qe patì ne muajn korrik qe per mungese dokumentash nuk arriti te ishte pjese e kampionatit Boteror qe u zhvillua ne Skoci. Ky lajme i mire e vendosi menjehere ne levizje karateisten lezhiane duke vijuar stervitjen individuale edhe pse ka ardhur per pushime.Synimet e saj tashme dihen ,,,,,   Edhe pse do te konkuroje me flamurin Italian Mikela Skandaj premton besnikeri per ndjekesit e saj dhe thote hapur se ne France do te valvise flamurin Shqipetar ne shenje respekti edhe pse Shqiperia e la ne harrese.”, shkruan Angjelin Skandaj, babai i kampiones shqiptare në Itali, Mikela Skandaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img