Sunday, May 19, 2024

Nesër, pra 20:00, në “Air Albania’, miqësorja Partizani-Roma. Interesim i madh nga tifozët, por edhe nga turistët e huaj

Lexo

Priten rreth 10 mijë tifozë në stadiumin “Arena Kombetare” për ndeshjen miqësore midis Partizanit dhe Romës. Ndeshja, e cila do të transmetohet në rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, mësohet se ka zgjuar interesin e shumë tifozëve të futbollit në vendin tonë.

Burime pranë klubit “të kuq” kanë konfirmuar se shitja e biletave po ecën me ritme te kenaqshme, teksa deri te enjten në mesditë janë shitur rreth 7.000 , qoftë ne pikat e shitjes në kryeqytet, qoftë online. Dhe janë jo vetëm tifozë shqiptarë, por edhe të huaj që do të jenë në stadium të shtunën dhe jo vetëm italiane. Nga një vëzhgim i shkurtër në Amfiteatrin e Durrèsit, vërejmë se ka interesim edhe nga turistët.

“Ne kemi ardhur për vizitë turistike dhe do te jemi këtu në Shqipëri për disa ditë. Sigurisht që kjo është një ndeshje që na tërheq dhe pse jo, do të shkojmë në stadium. Duke qenë se luan Roma me kampionen e Shqipërisë, tradita e do që edhe pse italianë, në të bëjmë tifo për Partizanin, sepse ka përballë një kundershtar të vështirë”, tha një turist italian.

“Unë për vete jam tifoz i Askolit, por një ndeshjeje futbolli nuk do t’i thoja kurrë jo. Do të shkojmë në Berat sot e nesër, por të shtunën jemi në Tiranë dhe, pse jo, mund edhe të shkojmë në stadium. E sigurt është që nuk do të bëjmë tifo për Romën”, tha një tjetër turist për mikrofonin e RTSH.

Megjithatë, jo të gjithë i tërheq futbolli. “Nuk jam ndonjë tifoz i madh futbolli dhe në Shqipëri kam ardhur për të shijuar natyrën, historinë dhe gjithçka të këndshme që ofron ky vend. Nuk besoj se do të shkoj në stadium, por në TV mund të shoh ndonjë pjesë të ndeshjes”, tha një tjetër turist. Miqësorja Partizani-Roma luhet të shtunën, duke nisur nga ora 20:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img