Friday, March 29, 2024

Akademia Vllaznia U-15, ndihma për familjet në nevojë

Lexo

Ekipi i Akademisë Vllaznia U-15, i cili në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të moshave është në krye të klasifikimit, spikat edhe jashtë fushës së futbollit. Fjala është për një gjest fisnik që futbollistët e kësaj skuadre së bashku me trajnerin e tyre, Edmond Doçi, bënë ditën e djeshme teksa iu gjenden pranë një familje në nevojë.

Ndihmat e mbledhura nga familjet e secilit futbollist, por edhe me mbështetjen e bizneseve të Shkodrës, ato i adresuan në një nga familjet e varfëra të zonës së Shllakut. Pasi udhëtuan për disa kilometra në një terren malor, ato mbërriten në destinacion duke dorëzuar ndihmat në fjalë. Përpos ndihmave ushqimore dhe materiale, futbollistët dhe trajneri i tyre Doçi i dhuruan djalit të vogël të kësaj famille një top futbolli me firmat e vetë futbollistëve duke i bërë edhe ftesen përkatëse që pasi të rritej edhe pak të bëhej pjesë e Akademisë Vllaznia.

Ai që mori këtë iniciativë dhe bëri të mundur bashkëpunimin me Akademinë e Futbollit Vllaznia, është një punonjës i medias, Mark Gjeka, i cili si profesionist, krahas aktiviteteve të tjera ditore, me kameran e tij filmon edhe ndeshjet e futbollit të kësaj Akademie. Ndaj, në një farë mënyre, është edhe kjo arsyeja që futbollistët dhe trajneri i tyre iu përgjigjen pozitivisht propozimit të tij për të mbështetur familjet e kësaj zone ku vetë Marku ka lidhje të kahershme me traditat e kësaj zone. Për këtë, kameramani Gjeka, nuk nguron të përcjellë falenderimet e tij për sportistët në fjalë.

“Falenderoj nga zemra të rinjtë e Akademisë Vllaznia U-15 si dhe prindërit e tyre që ju bashkuan thirrjes time për të ndihmuar familjet në nevojë në zonën e Shllakut. Le të jetë një thirrje sensibilizuese për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë sadopak në lehtësimin e përballimit të vështirësive ekonomike sidomos në periudhën e dimrit që vështirësitë ekonomike janë akoma më të mëdha për shkak të kushteve atmosferike. Me respekt dhe falenderime nga Mark Gjeka”,, citohet në postimin e zotit Gjeka në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img