Friday, May 3, 2024

Miss Polonia, Martina Çodorovska, nuk i sjell fat kombëtares së Polonisë

Lexo

E pranishme në stadiumin “Air Albania” të Tiranës për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Poloni të vlefshme për fazën e kualifikuese Euro “Gjermani 2024” ka qënë mbrëmjen e së dielës edhe Miss Polonia, Martina Çodorovska.

Përmes disa fotorve që ajo kishte publikuar në Instagram, Miss-i i Polonisë, Martina Çodorovska, bënte të ditur se kishte mbërritur në Tiranë posaçërisht për ndeshjen, Shqipëri-Poloni.

Ndër të tjera, ajo shkruante përpara ndeshjes, se është në stadium për t’i dhënë zemër kombëtares polake, madje kishte besim se Polonia nuk kthehet pa fitoren tre pikëshe në këtë ndeshje.

Por, sharmi i Martinës nuk ka shëbyer mjafrtueshëm që kombëtarja polake të merrte rezultat pozitiv në përballjen e së dieles me kuqezinjtë ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2 me 0.

Pas ndeshjes, Miss Polonia, Martina Çodorovska është parë të largohet e mërzitur nga stadiumi “Air Albania”, por gjithësesi, është shprehur se i qëndron besnike kombëtares polake.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img