Friday, May 3, 2024

(Video) Shënoi golin e dytë të fitores ndaj Polonisë. Dedikimi i Mirlind Dakut është për familjen e tij dhe dëshmorët e Kosovës!

Lexo

Prononcimi i futbollistit të kombëtares, Mirlind Daku, autori i golit të dytë të fitores së Shqipërisë ndaj Polonisë

“Së pari dua ta nis me një fjalë të shkurtër për çdo gjë: njeriun e drejtë Zoti i madh e ndihmon. Dhe ato lot që kam derdhur i kam derdhur nga thellësia e shpirtit, asnjë lot nuk ishte për atë pasim që nuk e dhashë mirë, por që debutova me kombëtaren dhe ka qenë një privilegj shumë i madh, një arritje shumë e madhe që sadopak të ndihmojë ekipin për kualifikimin në Europian.

Goli? Në atë moment m’u duk që çdo e keqe që kisha brenda ka dalë jashtë, u ndjeva sikur kam 100 kilogram mbi shpinë dhe i hoqa. Dua të them edhe diçka, prej momentit të parë që kam marrë ftesën, kam qenë 100% i sigurt që do të shënoja ndaj Polonisë. Nëse gënjej, Zoti është i madh dhe do të më dënojë,

Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë, kjo është më speciale, në prani të të gjithë tifozëve, Është një arritje se pas ndeshjes së parë kisha shumë përkrahje nga tifozët shqiptarë anembanë dhe Zoti ma shpërbleu me gol. Ua shpërbleva edhe atyre mundin e sakrificën që kam bërë për të ardhur këtu. Ndoshta ju kam nervozuar në ndeshjen e parë me atë pasim por ndoshta këtu e kam kthyer për të gjithë shqiptarët.

Golin ia dedikoj normalisht familjes time që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe dëshmorëve në Kosovë që kanë dhënë gjithçka për atdheun që ne sot të luajmë e bashkohemi nga të gjithë trevat shqiptare”, tha Daku për “SuperSport” pas sfidës.

(Video) Goli i shënuar nga Mirlind Daku në ndeshjen, Shqipëri-Poloni 2-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img