“Nëse zgjidhem president i Fenerbahçes, do të emëroj Mourinhon trajner”
Propozim i ri për Jose Mourinhon. Trajneri portugez, i cili u shkarkua nga Roma në janar, pëlqehet nga Fenerbahçe, e cila e kontaktoi për t’u bërë trajneri i ri i turqve. Siç raporton Fanatik, të gjithë sytë janë te zgjedhjet presidenciale dhe njëri prej kandidatëve, Aziz Yildirim, ka bërë të ditur se do të tentojë të nënshkruajë me Specia One nëse ai zgjidhet për të marrë postin e numrit një të klubit.
Aziz Yildirim shpjegoi: “Fenerbahçe duhet të konkurrojë me trajnerë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha. Një luftë që duhet të jetë brenda dhe jashtë vendit. Një klub si ky duhet të jetë lider në Turqi dhe të ketë sukses në Evropë, të paktën të luajë një finale”.
“Le të punojmë për këtë, javën e kaluar takova Mourinhon për 2 orë dhe në fund i thashë se Fenerbahce ka nevojë për të ashtu si ai ka nevojë për Fenerbahçen. Ai e mirëpriti propozimin në mënyrë të favorshme, negociatat janë duke u zhvilluar”.
“Nëse zgjidhem president i Fenerbahçes, do të emëroj Mourinhon trajner sepse nuk dua që fëmijët të jenë më të trishtuar. Duhet një operacion i madh, ne do të rekrutojmë lojtarë në përputhje me dëshirat e tij. Ai e pa ndeshjen kundër Konyasporit dhe u gëzua. Edhe ai punon”.