Thursday, April 25, 2024

Mundësi shkodran, Sidrit Bajrakurtaj shpallet kampion për U-20. FSHM nderon dy ish sportistë shkodran, Kolë Spasari dhe Selaudin Rexhepi

Lexo

Mundësi i talentuar shkodran, Sidrit Bajrakurtaj është shpallur kampion i Shqipërisë për kategorinë e moshës së të rinjëve U-20. Suksesi i Bajrakurtajt, u arrit Kampionatin Kombëtar për kategorinë e moshës të rinjë U-20 në të dy stilet, e Lirë dhe Greko-Romake.

Aktiviteti në fjalë është zhvilluar pasditën e së shtunës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit nga ana e Federatës Shqiptare të Mundjes, nën kujdesin e Presidentit të FSHM Sahit Prizreni, Sekretarit të Përgjithshëm Zyhdi Rama dhe Komitetit Drejtues zhvilloi.

Pjesë e këtij aktiviteti ku morën pjesë rreth 70 sportistë me mbi 10 ekipe, ishte edhe ekipi i Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Nazmi Elezi. Megjithë kushtet e vështira stervitore që vazhdojnë ta shoqërojë mundjen shkodrane, ekipi i Vllaznisë mori vlerësime pozitive duke qënë mes më të mirëve si ekip.

Ndërkohë, si individë figurën më të mirë sportive nga ekipi shkodran e bëri Sidrit Bajrakurti, i cili duke konkuruar në peshën deri në 70 kilogram u shpall kampion kombëtar në stilin e Lirë.

Në peshat e tjera të konkurimit individual për stilin e lirë, dominuan mundësit e Teutës që fituan,Veli Brahaj, Endrio Avdyli, Arjan Danaj, Henis Koçi, Marin Jaku-Teuta dhe Vitorio Gjoka të Teutës që u shpall kampionë edhe si ekip, si dhe Mariglen Beqiraj i Tiranës.

Në vazhdën e nderimit të figurave të sportit të mundjes, federata përkatëse e mundjes, këtë radhë ka shpërndarë çertifikatën e “Mirënjohjes” për ish sportistët e ekipit “Vllaznia”, Kolë Spasari dhe Selaudin Rexhepi për kontribut të shquar dhe rezultate të larta në arenën kombëtare, ndërkohë që sportisti Bajram Sina, u nderua me dekorate mirënjohje për rezultate të larta ndërkombëtare.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img