Friday, May 17, 2024

Ndarja nga jeta e futbollistit ganez, Raphael Dwamena, flet mjeku sportiv me përvojë i Vllaznisë, Zyhdi Çoba

Lexo

Rasti fatkeq i futbollistit ganez Rafael Duamena që humbi jetën në ndeshjen Egnatia- Partizani për Superligën, rikthen në vëmendje respektimin e aspektit shëndetësor në federimin e sportistëve në Shqipëri. Për rastin në fjalë, ka folur mjeku i njohur shkodran, Zyhdi Çoba, i cili ka një jetë të tërë, rreth 60-të të tilla që shërben si mjek sportiv pranë sportit shkodran, për Sport Klub Vllaznia, dhe në vazhdim në KF Vllaznia ku vazhdon të shërbejë edhe sot.

“Si rregull, me urdhër të Federatës, të gjithë futbollistët e kategorisë Superiore dhe të të gjitha moshave, kanë për deryrë të bëjnë kontrollin mjekësor përpara se me ba federimin, ose federimi nuk bëhet nëse nuk shkon kartela mjekësore. Kur kemi raste për dyshim, futemi në konsultë me specialistët përkatës dhe marrim konfirmimin e tyre që kiy futbollist është i aftë për me vazhdu karrieren sportive apo jo.”, u shpreh fillimisht mjeku sportiv i Vllaznisë, Çoba.

 Sipas mjekut të mirënjohur sportiv Zyhdi Çoba, ambulancat dhe urgjenca nuk janë të pajisura të gjitha me mjetet e domosdoshme për të shpëtuar jetë, ndërsa vë theksin edhe tek mjekët specialistë pikërisht për urgjencën në fushën e blertë.

“Defibrilatorin, nuk është se e kanë të gjitha ambulancat, është shumë e domosdoshme për ta pasë urgjenca, por më e rëndësishme është që mjeku i urgjencës duhet të jetë i speciaslizuar për përdorimin e të gjithë këtyre aparaturave  që ka në dispozicion. Disa ekipe kanë mjek, disa ekipe nuk kanë mjek, kanë fizioterapistë, etj, por unë them, këtu, një ekip duhet të ketë një mjek të specializuar ekzakt për urgjencen.”, sqaroi doktor Çoba për kushtet mjekësore që janë në klubet sportive.

Bazuar në eksperiencën e tij dhjetra vjeçare, mjeku sportiv Çoba uron dhe shpreson që stafet mjekësore por edhe aparaturat përkatëse të marrin vëmendjen e duhur në skuadrat e futbollit e më gjërë.

“Duhet me i kthy sytë, shërbimi mjekësor, sepse nuk mund të ecimn siç kemi ece, sepse një herë na ndodhin këto punë. I shpreh ngushëllimi, në emrin tim dhe të gjithë sportistëve, duke e ndjekë ndeshjen e tij, shpresojmë që të vehet dor që të mos ndigjojmë më kësi rastesh.”, përfundoi prononcimin e tij rreth ngjarjes së dhimshme të ndarjes nga jetë në moshën 28 vjeçare të futbollistit Ganez, Rafael Duamena, teksa pësoi një goditje në zemër gjatë ndeshjes, Egnastia-Partizani, pasditen e së shtunës.

Humbja e jetës së 28- vjeçarit Duamena, duhet të jetë këmbanë alarmi. Fillimisht për respektimin e kritereve mjekësore në momentin e federimit por edhe forcimin e kapaciteteve të pajisjeve mjekësore gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit në të gjitha nivelet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img