Saturday, July 27, 2024

Nuk ka pushim për Vllazninë-Kuqeblutë fillojnë përgatitjet anti-Limssol për sfidën e kthimit të Europa Conferencë League

Lexo

Kanë luajtur një ndeshje të vështirë në transfertën qipriote, si ajo mbrëmjes së enjte kur në stadiumin Tsirio u mundën nga ekipi vendas AEL Limassol me rezultatin 1 me 0. Por në të njëtën kohë, përpos udhëtimeve, si vajtje dhe ardhje që janë realizuar në orët e mesnatës, gjatë qëndrimit në Limassol, një pjesë e mirë e futbollistëve, por edhe e stafit kanë kaluar probleme jo të vogla shëndetësore.
Megjithatë, nuk ka kohë për pushim, sepse ndeshja e kthimit e Turit të Dytë të Europa Conference League është në prag. Të enjten e ardhshme, kuqeblutë presin në stadiumin “Loro Boriçi” AEL Limassol për të vendosur gjithçka sa i takon kualifikimit për në Turin e Tretë. Dhe, për këtë, me t’u kthyer në Shkodër, kontigjenti kuqeblu që nuk është aktivizuar fare, së bashku me ato që luajtën si zëvendësues kanë konsumuar një seancë të karakterit fizik me ushtrime në palestër.
Ndërkohë, të dielen fillojnë përgatitjet në grup për sfidën me qipriotët e AEL Simassol. Nga sa bëhet e ditur, më herët, përpara se skuadra të zbresë në fushën stervitore, stafi teknik ka planifikuar një analizë të përgjithshme të ndeshjes së parë, ku përmes video-projektorit do të analizohet gjithçka ndodhi në fushën e lojës gjatë 90-të minutave në Limassol në mënyrë që të merren masat e duhura për ndeshjen e kthimit.
E rëndësishme është që gjendja e futbollistëve që u prekën nga viroza në ndeshjen e parë të jetë e përmirësuar nga ana shëndetësore, dhe kjo mbetet për t’u parë pikërisht të dielen kur skuadra do të zbresë e plotë në fushën stervitore.
Ndërkohë, ajo që shqetëson më shumë stafin teknik është mungesa e detyrueshme e sulmuesit Gjorgjeviç, i cili falë kartonit të verdhë marrë në transfertën qipriote ka plotësuar numrin 3 duke u skualifikuar për ndeshjen e kthimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img